RCCOLA

Flamur Shala braktis LDK-në, i bashkohet Kadri Veselit

/ 1 minutë lexim

Një nga figurat e fuqishme të LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala ka braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai sot iu ka bashkuar ekipit të liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në profilin e tij në Facebook, Kadri Veseli ka postuar një fotografi bashkë me Flamur Gashin.

“Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Lideri i PDK-së, ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë.

Flamur Gashi ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Mund të ju interesoj: