Uji Dea

Flamur Hyseni dhe Burim Haliti dhurojnë libra shkencor për konviktin e nxënësve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”, dhuroi librat e dy autorëve, Flamur Hyseni dhe Burim Haliti, dy institucioneve në Komunën e Gjilanit, Konviktit të nxënësve dhe studentëve ia dhuroi 15 libra, nga 5 libra autoriale dhe 5 libra bashkautorial, ku u pritën nga drejtori i Konviktit Nijazi Hyseni për çka edhe u falënderuan autorët dhe Organizata për dhuratën e tillë.

Flamur Hyseni dhe Burim Haliti vazhdojnë me dhurimin e librave edhe në institucionet tjera.

Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”, dhuroi librat e dy autorëve, Flamur Hyseni dhe Burim Haliti, dy institucioneve në Komunën e Gjilanit, Konviktit të nxënësve dhe studentëve ia dhuroi 15 libra, nga 5 libra autoriale dhe 5 libra bashkautorial, ku u pritën nga drejtori i Konviktit Nijazi Hyseni për çka edhe u falënderuan autorët dhe Organizata për dhuratën e tillë.

Mobi Casa

Me këtë rast Drejtori Hyseni shprehu falënderim dhe mirënjohje dhe tha se Biblioteka e këtij institucioni do të jetë ehe më e pasur me këto libra dhe studentët që shfrytëzojnë këtë Bibliotekë do të kenë mundësinë e leximit të tyre.

Organizata dhe autorët ia dhuruan edhe 15 libra, nga 5 autoriale dhe 5 bashkautoriale Bibliotekës Ligjore të Komunës së Gjilanit dhe tani e tutje kjo bibliotekë mund tu ofrojë vizitorëve të saj edhe librat e këtyre dy autorëve. Ata u pritën nga zyrtari i këtij institucioni Fatos Rizahu i cili i falënderoi dhe shprehu mirënjohje për dhuratën.

Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”, gjithsejtë në këtë paketë dhuratash dhuroi 30 libra të autorëve Flamur Hyseni dhe Burim Haliti. Me veprime të tilla ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen thuhet në njoftimin e kësaj organizate./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.