GRANDEMALL

Fjala e Alban Hysenit në hapje të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjilan

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Të dashur banorë të Gjilanit. Të dashur aktivistë e aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në javët e fundit, e kemi bërë të pamundurën të mundur. E kemi hedhur çdo hap, me synimin për të krijuar baza e themele të forta, për qeverisjen e ardhshme të Gjilanit. E kemi trajtuar këtë rrugëtim, me kujdes e delikatesë, me vendosmëri e guxim. I kemi shtuar copëzat munguese të kuadros përfundimtare, një e nga një, duke qenë të sigurt se rruga që e ndjekim bashkërisht, është ajo e duhura.

I ndezëm shpresat e zëri jonë kumboi në të gjithë vendin, kur fituam zgjedhjet e raundit të parë. Lagjet e fshatrat e qytetit, u elektrizuan nga ajo që kishin kohë që e prisnin: udhëheqje e lidership të ri.

Si fitues, përkrahja që e morëm ishte e pamjaftueshme për të nisur menjëherë projektet e ndryshimit, por kjo nuk na e zbeh entuziazmin. Përkundrazi, na dha një sinjal shumë të qartë. Na tregoi se duhet shumë punë e angazhim për të marrë në masë besimin e gjilanasve. Na tregoi se Gjilani është gati për të sjellë një frymë të re.

Protagonistët kryesor të kësaj fushate, jeni ju, banorët e Gjilanit. Do të jeni edhe në këto 5 ditë fushate që na presin. Ajo që ka ndodhur më përpara, është se pas fushatave elektorale, ju jeni lënë në harresë. E këtë fakt, ne nuk e lejojmë më të përsëritet. Opinioni e vota juaj ka vlerë në çdo kohë, jo vetëm atëherë kur i leverdis pushtetit. Pas 14 Nëntorit, ju do jeni aktorët kryesorë, të çdo projekti që çon drejt ndryshimit. Këmbana e ndryshimeve rinis me këto pak ditë të mbetura e vazhdon për një periudhë 4 vjeçare ku do bashkëqeverisim. Raportet e drejta, barazia ndaj ligjit e eleminimi i privilegjeve, më në fund do gjejë vend. Fushata jonë, sheh padrejtësitë dhe thërret kundër tyre. Sheh edhe potencialin e komunës tonë, e punon për perfeksionimin e projekteve, që çojnë drejt rritjes së kapacitetit zhvillues.

ARKATANA

E ardhmja jonë ndërtohet përmes kujtesës. Është ajo që nuk na lejon të përsërisim gabimet e së shkuarës. E këtë e nisim duke i thënë “JO” lënies në harresë e shfrytëzimit të mëparshëm. Vetëdija jonë, duhet të bëhet vendimi ynë. Çdo gjë është e mundur, kur reflektimi i së kaluarës, na krijon përfytyrimin e asaj çka duam e kërkojmë. Kërkesa bazohet në nevoja dhe dije, e ato i shndërrojmë në realitet.

Ne besojmë se energjia dhe vullneti i mirë, kanalizohen në ide. Ndërlidhja e ballafaqimi i ideve, ndërton një vizion. Vizionin se si i shohim gjërat, e i kthejmë të prekshme e të jetueshme. E këtë e bëjmë duke e tejkaluar të vjetrën, e përqafuar të renë. Marrim guximin, të shtyjmë forcat tona, në këto ditë fushate e të drejtohemi kah e mbara. Motivimin e gjejmë tek vetja, motivimin e gjejmë duke e parë njëri tjetrin në sy. Aty ku reflektohet forca jonë dhe kurajoja, për ndryshimin.

Për arsim model e kushte më të mira për mësimdhënie për fëmijët tanë.
Për zonën ekonomike, zhvillimin e mirëqenien për të gjithë.
Për transformim e rregullim të infrastrukturës së fshatrave e lagjeve.
Për barazi e transparencë në shpërndarjen e subvencioneve.
Për rritje të efikasitetit në administratën komunale.
Për shëndetësinë e pakove të kompensimit për shpenzime për nënat e reja dhe shërbimin mamografik.
Për rininë e start-upeve e investimit për ta nëpërmjet Themelimit të Fondit të Rinisë.
Për hapësirat e mëdha rekreative, parqet e gjelbërta e të lojërave për çdo lokalitet.
Për palestrat sportive e stadiumin e qytetit.
Për artin e kulturën.
Bëjmë një hap përpara, për të bashkëqeverisur, për fshatrat e lagjet e Gjilanit. Marrim guximin, të flasim të gjithë së bashku, përmes një zëri të ri e udhëheqje të re.
Ju faleminderit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.