FIDANISHTJA

Fisnik Asllani shpërthen me het-trik dhe ia siguron fitoren e madhe Elversbergut ndaj Hannoverit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin me ekipin e tij, Elversberg, duke shënuar edhe dy gola në Bundesliga 2.

Elversberg ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Hannoveri me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Padyshim lojtari më meritor i mysafirëve ishte sulmuesi i ri i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi të tri golat për ekipin e tij.

Goli i parë i Asllanit erdhi në minutën e 55-të për barazimin 1-1, ndërsa goli i dytë apo i epërsisë 1-2 erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes.

ARKATANA

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli përsëri Asllani, i cili në minutën e tetë shtesë kaloi portierin dhe gjithë mbrojtjen për rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë het-trik, Asllani ka arritur në kuotën e 17 golave dhe 6 asistimeve në 27 ndeshje këtë sezon dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.

Në anën tjetër, Me këtë fitore, Elversberg ngjitet në pozitën e tretë me 47 pikë dhe deri në fund do të tentojë inkuadrimin në Bundesliga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.