GRANDEMALL

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës së fshatit Vërnakollë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Të martën, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnakollë të Vitisë. Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, vizituan nga afër procesin e realizimit të këtyre punimeve.

Në këtë vizitë, kryetari Haliti theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të fshatit Vërnakollë, i cili, ndonëse pothuajse është boshatisur, tani po përfiton nga investimet infrastrukturore të realizuara nga komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës.

“Po vizitojmë sot punimet në asfaltimin e rrugës së Vërnakollës, që është një fshat pothuajse i boshatisur. Megjithatë, me krijimin e infrastrukturës rrugore që po realizojmë, jeta në këtë fshat pritet të rikthehet,” u shpreh Haliti.

Ai shtoi se Vërnakolla është një fshat me potencial të madh eko-turistik dhe një histori të pasur kulturore ku sipas tij ka një mundësi të mirë të ringjalljes.

FIDANISHTJA

Haliti gjithashtu nënvizoi se, përmes projekteve të tjera infrastrukturore që po zhvillohen në këtë zonë, synohet lidhja e fshatrave të Letnicës, si dhe lidhja me kufirin e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal.

Banorët e fshatit Vërnakollë e mirëpritën këtë projekt, duke theksuar se përfundimi i asfaltimit do të krijojë kushte më të mira për ata që dëshirojnë të rikthehen dhe të jetojnë në këtë fshat, përfshirë edhe mërgimtarët që kanë shprehur interes për t’u kthyer në pronat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.