UBT

Fillon punën komisioni për akte normative

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në takimin e parë të këtij komisioni u bë edhe përzgjedhja e kryetarit, post ky që me konsensus të plotë iu besua Arben Mehmeti (LDK), i cili u zotua se do të punojnë bashkërisht me të gjithë anëtarët, për të qenë në shërbim të interesave të qytetarëve të Komunës, të cilat do të jenë pjesë të akteve të ndryshme normative.

Të premtën ka filluar punën komisioni i përhershëm për ndryshime statutare dhe akte tjera normative, i themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. Mbledhja e parë u kryesua nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi – Emini, e cila tha se ky është një komision shumë i rëndësishëm dhe kërkoi prej anëtarëve të tij që ta kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar me struktura tjera komunale.

Në takimin e parë të këtij komisioni u bë edhe përzgjedhja e kryetarit, post ky që me konsensus të plotë iu besua Arben Mehmeti (LDK), i cili u zotua se do të punojnë bashkërisht me të gjithë anëtarët, për të qenë në shërbim të interesave të qytetarëve të Komunës, të cilat do të jenë pjesë të akteve të ndryshme normative.

UBT

Njëra ndër punët e para dhe më të rëndësishme me të cilat do të merret ky komision është statuti i Komunës, meqë nisma e kryetarit të Komunës, për ndryshime dhe plotësime, është miratuar nga Kuvendi Komunal, në seancën e kaluar, ka thënë Arben Mehmeti.

Ndryshimi dhe plotësimi i statutit do të bëhet si nevojë për riorganizimin e ekzekutivit si dhe të shërbimit civil.
Mandati i këtij komisioni është i lidhur me mandatin e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.