FITORJA

Fillon me u kthjellë Alban Hyseni, fton në takim Lufi Hazirin dhe Riad Rashitin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Alban Hysenit më ë fund i del gjumi kur e pa rrezikun e mos votimit të buxhetit komunal. Alban Hyseni, tashmë ka ftuar Lutfi Hazirin dhe Riad Rashitin, për takim lidhur me votimin e buxhetit të vitit 2025.

Sipas Hysenit, kjo ftesë po bëhet në vazhdën e përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar.

“Kemi pasur konferenca të jashtëzakonshme dhe seanca urgjente të shumta për të miratuar buxhetin, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, nuk kemi arritur deri tash të biem dakord të bëjmë marrëveshje për miratimin e buxhetit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se tashmë kanë edhe një propozim të ri tjetër që nesër të ftoi për takim dhe diskutime kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan Luftfi Hazirin dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashitin.

Hidromorava

“Nesër në orën 10:00 i ftoj të vijnë në zyrën time dhe të diskutojmë me kryetarin e LDK-së e PDK-së për çështjen e aprovimit të buxhetit”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës s ë Gjilanit, shtoi se e kanë vullnetin që të takohen me z. Haziri dhe z. Rashitin, kur dihet se me parë kemi pasur takime me përfaqësuesit e tjerë të këtyre subjekteve, por pa rezultate konkrete.

“Presim që nesër të vijnë e bisedojmë për këtë çështje me interes publik dhe të kemi një takim që mund të dalim me një rezultat konkret nga ky takim”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.