Hidromorava

Fillon asfaltimi i rrugës Sllatinë – Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës Sllatinë – Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë, ku u prit nga banorët e Sllatinës.

Haliti, i ka përgëzuar banorët dhe u shpreh se asfaltimi i kësaj rruge është edhe një projekt madhor që po realizohet në komunën e Vitisë.

Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e fshatit Sllatinë sepse ua lehtëson qarkullimin banorëve dhe ua shkurton kohën për kryerjen e shërbimeve të ndryshme.

ARKATANA

Gjithashtu, Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera.

Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur edhe nga banorët e kësaj zone. Në veçanti për rëndësinë e saj kanë folur kryetari i fshatit Sllatinë e Poshtme, Fatlum Fana dhe Daut Drugzani nga Sllatina e Epërme.

Ata theksuan se më këtë projekt infrastrukturor do të shkurtohet rruga për banorët dhe kanë falënderuar komunën e Vitisë dhe kryetarin Sokol Haliti për këtë projekt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.