UBT

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “Bridging Regions”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zgjedhur 5 qershorin ditën ndërkombëtare të mjedisit për të përuruar fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Bridging Regions” të Programit Ndërkufitar IPA II Kosovë – Maqedoni e Veriut, të financuar nga Komisioni Evropian e që për qëllim ka përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës për qytetarët në rajonin kufitar.

Me këtë rast i pari i kësaj komune bëri me dije se sot ai ka vizituar punimet në ndërtimin e urës në fshatin Buzovik afër mullirit të vjetër si dhe punime në shtratin e lumit dhe ndërtimi i trotuarit përgjatë tij.

GRANDEMALL

“Me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit që po shënohet sot në mbarë botën, kemi përuruar fillimin e këtyre punimeve që kanë një rëndësi të veçantë për komunën e Vitisë. Vitia është një komunë atraktive dhe e pasur me bukuritë natyrore dhe me realizimin e këtyre projekteve rrisim atraktivitetin, në veçanti në fushën e eko- turizmit”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.