Hidromorava

Festë në ditë zie..!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Poezi nga Shota Ramadani

Korçë moj, ah sa e ligë u tregove.
Në festën tënde,armikun tim ftove!
Me një dore më vrave me tjetrën më ledhatove
Atë dashni që kisha për ty, t`i vet ma largove…

….Korçë moj e bukura lule
N’zemër të çjerrun t`i mu sule
N’sofër të shqipes shkjaun e prure
Përçarje shqipes, sot t`i me qëllim i vure…

Patën than të moçmit tanë
në ditë zie shihe vëllanë,
se në dasëm t’gjithë do të vinë
Ca për respekt, e ca për rakinë…!

Darkën sot Korçë, kujt ia shtrove?
Këngën sot Korçë, kujt ia publikove?
Gjuhën sllave Korçë, kujt ia promovove?
E Kosovës dhimbjen ia kujtove a harrove??…!

T’kem pas thirr gjithmonë me emrin nanë
N’gzime e hidhërime bashkë ton jemi kan.
Për Shqipni thonim edhe jetën kem me lan
E për flamur kuq e zi, edhe jetën kemi dhan.

A e mban mend ti moj nana Shqipni?
Skem nis dasëm pa knu për ty…
A i mban mend krushqit tanë?
Pa flamur kuq e zi, asnjë nuse se kem dhanë …

Uji Dea

Kombin tonë se ka nda kurrë feja jonë.
Katolikë e mysliman, kemi vdek për këtë vatan.
Gjithmonë nji për njani tjetrin jemi kan,
e emër të madh patëm marrë në ballkan.

Qysh ke mujt me ma hap ketë plagë?
Ku hala se kam shëru,
ku hala jam tu lëngu,
ku hala m’pikon gjak, e hala s’kam marrë hak…

Pasha plisin tim të bardhë
Sko me ta harru për sa të jem gjallë,
Se më kë ngjallë mllef e mërzi,
kur kujtoj se si mi vranë pleq e të ri…

E unë prapë n’Shqipri n’konak ko me të ardhë,
se deri vonë, pa ty gjumi s`më ka marrë,
se na kanë lanë dardanet këtë amanet
mos me na nda e përça tjetër milet.

Besë e fjalë kur dardani ka dhanë,
fjala me peshë ka tund edhe kalanë…
E ka mbajt e kurrë su bo pishman…
Se jam Ilir, me fis DARDAN…

Vllau-vllaut shpinën sbën me ia kthy,
As unë me ty, s`po mund t’mbaj mëri….
Se neve na bashkon e lashta histori
E vetmja dhe e madhja atdhe Iliri…

P.s. Ne kem artistë meritor që sot i njeh tërë bota,Korçës do ti interpreton me shumë dashuni besoj,po ta mbanin pa “artistin”që dikur këndonte këngë me motive lufte ndaj nesh…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.