UBT

Haliti viziton nga afër xhirimet e filmit “Sakrifica”, vlerëson kontributin e Halil dhe Merita Budakovës për artin filmik shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër xhirimet e filmit më të ri “Sakrifica”, me autorët Halil dhe Merita Budakova, të cilat po zhvillohen në fshatrat Vërnakollë dhe Letnicë, dy lokalitete me vlera të veçanta historike, kulturore dhe turistike. Filmi është prezantuar si një projekt i ri i Halil Budakovës dhe pritet të publikohet së shpejti.

Gjatë vizitës, Haliti u njoh nga afër me procesin e realizimit të filmit, bisedoi me ekipin realizues dhe vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe punën shumëvjeçare të Halil dhe Merita Budakovës në zhvillimin e artit filmik shqiptar.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në kulturë dhe kinematografi, Kryetari i Komunës u ndau Mirënjohje Halil dhe Merita Budakovës për kontributin e madh dhënë artit filmik të Kosovës.

Me këtë rast, Haliti theksoi se Komuna e Vitisë ka punuar vazhdimisht për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e historike të zonës, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh këto lokalitete me rëndësi të veçantë. Sot, rruga drejt Vërnakollës dhe Letnicës është e asfaltuar dhe ofron kushte të mira për lëvizjen e qytetarëve, vizitorëve, pelegrinëve dhe ekipeve artistike, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit kulturor dhe realizimin e projekteve filmike.

Fundamenti

Haliti shprehu bindjen se projekte të tilla jo vetëm që pasurojnë kinematografinë shqiptare, por edhe promovojnë bukuritë natyrore, historinë dhe identitetin kulturor të Komunës së Vitisë para publikut vendor dhe ndërkombëtar.

Ai u uroi Halil dhe Merita Budakovës, si dhe gjithë ekipit realizues, suksese në përfundimin e filmit “Sakrifica”, duke shprehur besimin se ky projekt do të jetë një tjetër vepër me vlerë për artin dhe kulturën shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.