HW

United Hospital fuqizon shërbimet e kirurgjisë moderne, Dr. Arbër Morina sjell trajtime të avancuara me teknika minimale invazive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Me investime të vazhdueshme në teknologjinë më bashkëkohore dhe me një staf të përbërë nga specialistë të dëshmuar, United Hospital vazhdon të konsolidojë pozitën si një prej institucioneve private më të avancuara shëndetësore në Kosovë. Në qendër të këtij zhvillimi qëndron Departamenti i Kirurgjisë, ku pacientëve u ofrohen trajtime moderne, të sigurta dhe të bazuara në standardet më të larta të mjekësisë bashkëkohore.

Një nga emrat që udhëheq këtë mision është Dr. Arbër Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Endoskopist, i cili ofron një gamë të gjerë shërbimesh kirurgjikale dhe diagnostikuese me qasje multidisiplinare dhe teknologji të avancuar./rajonipress/

Në United Hospital, pacientët mund të përfitojnë shërbime të specializuara në:

Kirurgjinë Bariatrike, për trajtimin modern të obezitetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës;
Kirurgjinë Endokrinologjike dhe të Gjirit, me diagnostikim të saktë dhe trajtim sipas protokolleve më të avancuara;
Kirurgjinë e Ezofagut, Lukthit, Zorrëve dhe Mëlçisë, duke ofruar zgjidhje efektive për patologji të ndryshme gastrointestinale;
Procedurat Endoskopike, përfshirë Gastroskopinë dhe Kolonoskopinë, që mundësojnë diagnostikim të hershëm dhe trajtim efikas të sëmundjeve të traktit tretës.

Falë aparaturës moderne dhe ekspertizës profesionale, spitali garanton diagnostikim të shpejtë, ndërhyrje të sigurta dhe kujdes të personalizuar për çdo pacient, duke minimizuar kohën e rikuperimit dhe duke rritur suksesin e trajtimeve.

HW

Një nga procedurat më të avancuara që realizohet me sukses në United Hospital është ERCP (Kolangio-Pankreatografia Endoskopike Retrograde), një metodë minimale invazive që përdoret për trajtimin e bllokimeve të rrugëve biliare. Në një video të publikuar nga spitali, Dr. Arbër Morina shpjegon rastin e një pacienti që vuante nga gurët në kanalin kryesor biliar, të cilët u larguan me sukses pa pasur nevojë për operacion të hapur.

Kjo procedurë realizohet përmes gojës, zgjat vetëm 15 deri në 25 minuta, nuk lë plagë kirurgjikale dhe i mundëson pacientit të rikthehet në shtëpi brenda 24 orëve, duke shmangur ndërhyrjet klasike dhe duke ofruar një rikuperim shumë më të shpejtë.

United Hospital mbetet ndër qendrat e pakta në Kosovë që realizon këtë procedurë me standarde të larta profesionale dhe me një ekip të specializuar, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin ndaj inovacionit dhe kujdesit cilësor për pacientët.

Për konsultë, ekzaminime specialistike apo caktim të terminit, pacientët mund të kontaktojnë United Hospital në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70 ose ta vizitojnë spitalin në adresën M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.