Fundamenti

Fëmijët e Gjilanit e shënojnë jubileun e pavarësisë me një ekspozitë promovuese për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në organizim të Njësisë për Drejtat e Njeriut si dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të enjten në Gjilan është hapur një ekspozitë e fëmijëve, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku nxënësit e shkollës së Artit Pamor, në mbi 200 punime kanë promovuar imazhe për Kosovën, nga këndvështrimi i tyre.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare komunale për të drejtat e fëmijëve, njëherësh edhe koordinatore e Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, ka thënë se ky aktivitet është organizuar për të shënuar jubileun e pavarësisë së Kosovës. Nxënësit e shkollave të Gjilanit, përmes punimeve të ndryshme kanë shprehur vizionin e tyre për Kosovën.

Rexhepaj është shprehur e bindur se gjenerata e re, me përkrahjen e institucioneve, do të arrijë t`i realizojë të drejtat dhe synimet e veta.

Ndërkaq, Festina Kurteshi, kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, ka rikujtuar pjesëmarrësit se shteti i Kosovës është ndërtuar me mund e sakrifica të mëdha, ku janë flijuar breza e breza për të arritur lirinë që sot e gëzojmë.
“Ne ende jemi në proces e sipër të krijimit të një Kosove çfarë e duam”, ka thënë Kurteshi, duke nënvizuar faktin se Kosova jonë e mrekullueshme, tani është vetëm 10-vjeçare.

FIDANISHTJA

Ajo u shpreh e bindur se me një përkushtim maksimal dhe duke besuar fuqishëm në ëndrrat e këtyre fëmijëve dhe të rinjve, Kosova do të bëhet ashtu siç e duam të gjithë ne.

Me këtë rast, Kurteshi ka lexuar edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ekspozitë të fëmijëve, nxënës të shkollës së Artit Pamor, e cila, siç ka thënë drejtori Emrush Qamili, është më e mira në Gjilan për nga suksesi, ka marrë pjesë edhe Maria Pacolli, kryetare e fondacionit ndërkombëtar “Ibrahim Kodra”, njëherësh bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli.

Njëherësh, në kuadër të një projekti të GIZ-it, për të drejtat sociale për grupet e margjinalizuara, është realizuar edhe një ekspozitë e pikturave, me tematikë të riatdhesimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.