Fejzullahu nuk largohet nga Djurgardeni

Erton Fejzullahu është i lidhur ngushtë me Djurgardenin, së paku për momentin. Sulmuesi kosovar thotë se nuk po mendon të largohet nga klubi suedez gjatë kësaj vere, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.
“Menaxheri im ka marrë disa oferta nga klube tjera, por nuk kam biseduar me të për këtë punë. As që e kam menduar, pasi që dua të rri këtu, dua të jem këtu. Por, ajo që mund të ndodh në të ardhmen nuk mund të parashikohet”, deklaroi 25 vjeçari për uebfaqen fotbolldirekt.se.
“Ia kam thënë klubit atë që e mendoj në këtë moment. Unë e marr këtë situatë me qetësi dhe jam i koncentruar tek Djurgardeni. Ambicie ime për të ardhmen është që të luaj në një ligë të fort evropiane dhe ta bëj këtë si është më së miri. Por, në këtë moment jam i fokusuar këtu. Kur të më duhet ta lë klubin, duhet ta di se kam kontribuar këtu. Për këtë, them se nuk ka ardhur ende momenti”, vazhdoi sulmuesi kosovar./express/