Fejzullahu fiton “King Cup”

Përfaqësuesja e Suedisë ka fituar turneun ‘King Cup’, pasi në finale ka mposhtur Finlandën me rezultat të thellë 3:0. Pjesë e fitores së suedezëve ishte edhe sulmuesi kosovar Erton Fejzullahi, i cili luajti gjithë ndeshjen derisa në minutën e 41’të u ndëshkua me karton të verdhë.
Për ekipin finlandez u paraqit mbrojtësi kosovar Lum Rexhepi, i cili në minutën e 77-të u inkuadrua në lojë, derisa për të ishte ndeshje e parë me ekipin A të Finlandës.
Në ndeshjen e parë, Suedia kishte mposhtur Korenë Veriore, derisa Finlanda Tajlandën.