Ishte nata e tij, Hadergjonaj shënon gol dhe bën një asist në Superligën e Turqisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Alanyasporit ka shënuar fitore të madhe në javën e 14-të në Superligën e Turqisë pasi me rezultatin 2:1 mposhti Trabzonsporin.

Gol në këtë ndeshje shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, shkruan Indeksonline

Hadergjonaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44’të.

Eco Higjiena

Në minutën e 50’të, mbrojtësi kosovar bëri një asist te goli i shënuar nga Augusto.

Me këtë fitore, Alanyaspor shkon në kuotën e 14-të pikëve në pozitën e 15-të./Indeksonline/