Fatmir Sejdiut i është hackuar ueb faqja zyrtare dhe profili në Facebook

Nga zyra e ish-Presidentit te Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit, persona të paautorizuar kanë hackuar faqen zyrtare dhe profilin e ish Presidentit në Facebook.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e ish-Presidentit Sejdiu thuhet se në faqen zyrtare dhe në profilin e Sejdiut në Facebook janë postuar shkrime te cilat nuk janë të tij.
“Përderisa faqja e lartpërmendur është duke u keqpërdorur si e tillë, ju lus që të injoroni çdo postim dhe mesazh që mund të vijë nga këto adresa”, thuhet në njoftimin e lëshuar në emër të ish-Presidentit Sejdiu, nga Vjosa Zeneli menaxhere në Zyren e ish-Presidentit Sejdiu.
Ndryshe, në profilin e ish-Presidentit Sejdiu në Facebook sot është postuar një reagim , përmes të cilit kinse Sejdiu shprehej pro bartjes së shamisë në shkolla dhe në vende të punës. /Telegrafi/
————————————————-
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se shamija duhet të lejohet të bartet nga vajzat në shkolla dhe ne vende pune.
Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka dalë pro bartjes së shamisë nëpër shkolla dhe ne vendet e punës.
Ai nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka shkruar se çdo vend i botës lejon respektimin e fesë dhe lirinë e fesë.
“Çështja e shamisë duhet te jete e zgjidhur. Shamija duhet te lejohet ne shkolla poashtu ne vende pune. Tradita shqiptare poashtu ligjet e çdo vendi diplomatik ne bote lejon respektimin e fesë dhe lirin e fejes. Respekto qe te jesh e respektuar”, ka shkruar Sejdiu, në Facebook.