GRANDEMALL

Everton apo Chelsea? BBC e zbulon të ardhmen e Armando Brojës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja e Armando Brojës mbetet e paqartë, teksa raportimet e fundit sugjerojnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë as te Chelsea dhe as te Everton pas përfundimit të sezonit.

Sipas BBC Sport, Chelsea është duke shqyrtuar mundësitë për të shitur përfundimisht Brojën, ndërsa Everton nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të aktivizojë ndonjë klauzolë për transferimin e tij të përhershëm.

Pavarësisht një marrëveshjeje paraprake mes dy klubeve që parashikon një mundësi blerjeje, mungesa e formës së Brojës, i cili ende nuk ka shënuar këtë sezon, duket se ka ndikuar në vendimin e klubit nga Goodison Park për të mos vazhduar me sulmuesin.

ARKATANA

Në të njëjtën kohë, Chelsea nuk ka ndërmend të lejojë një tjetër huazim për Brojën, i cili ka qenë pjesë e katër huazimeve që nga debutimi me “Blutë”. Klubi londinez kërkon tashmë një zgjidhje të përhershme për të ardhmen e 22-vjeçarit, duke e përjashtuar opsionin e një tjetër transferimi të përkohshëm, përcjell tch.

Në këto rrethana, është gjithnjë e më e mundshme që Broja të largohet përfundimisht nga Chelsea në merkaton e verës, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.