Çfarë klasi! Bersant Celina dhuron asistin e javës në futbollin europian

Skuadra e AIK-ut e ka mposhtur 2:0 Elfsborg-un në ndeshjen e javës së gjashtë në elitën e futbollit suedez.
Bersant Celina, lojtari i Kombëtares së Kosovës dhuroi një super asist, shkruan Indeksonline
Celina asistoi te goli i dytë i shënuar nga Guidetti dhe ndoshta është më i miri i javës në futbollin europian.
Mesfushori kosovar gjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste në gjashtë xhiro./Indeksonline/.