FITORJA

Etrit Berisha: Në Portugali, për fitore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Portugalisë me synim të vetëm – të nxjerr rezultat pozitiv – në ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën mbrëma.

Në një intervistë për “Sport News”, Etrit Berisha nuk e ul optimizmin, duke theksuar se skuadra ka nisur përgatitjet që në momentin e hedhjes së shortit të “Euro 2016”.

“Kemi nisur përgatitjet që në momentin e hedhjes së shortit. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe jo vetëm unë, por i gjithë ekipi do ta japë maksimumin. Nga forma e treguar shohim shenja pozitive dhe shpresojmë për një ndeshje të mirë”, deklaroi fillimisht portieri kosovar.

“Kemi shanse, nisur edhe nga shorti pasi dy skuadra kualifikohen direkt, ndërsa kualifikohet edhe e treta më e mirë. Kemi kualitete, por mbi të gjitha luajmë si skuadër. Kemi shumë dëshirë për të arritur diçka historike dhe mendoj se dy ndeshjet e para do të tregojnë se çfarë mund të arrijmë. Kemi mundësi reale të bëjmë mirë dhe të fitojmë”, vazhdoi 25 vjeçari.

UBT

Mos e nënvlerësoni Shqipërinë

Ndërkohë, mesfushori portugez, Nani, kërkon nga bashkëlojtarët të mos e nënvlerësojnë ekipin shqiptar, në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Botëror.

“Kemi ndeshjen në shtëpi dhe gjërat mund të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk dihet se si mund të rrjedhë ndeshja dhe kundërshtari jonë mund të mbrohet me sukses gjithë ndeshjen duke na goditur në kundërsulm. Gabim nëse i nënvlerësojmë, ndeshjen e fundit që kemi luajtur kundër tyre në shtëpi kemi sulmuar gjithë ndeshjen por në fund nuk arritëm të shënojmë”, vazhdoi ai.

“Botërori ka kaluar. Na ka plagosur, por nuk na ka vrarë. Jemi të fortë, të përqendruar, kemi mundësinë që të ringrihemi pas një rrëzimi dhe t’i dhurojmë një fitore një populli që gjithmonë ka besuar dhe nuk ndalet kurrë së besuari. Mezi presim momentin të luajmë ndeshjen e parë, por jemi edhe shumë të qetë”, përfundoi Nani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.