ARKATANA

Mirlind Daku në formë jetësore – shënon në fund dhe i sjell tri pikë Rubin Kazanit

/ 1 minutë lexim
HW

Mirlind Daku ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e Rubin Kazan, ku edhe sot ka arritur ta gjejë golin në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit rus.

Rubin Kazan luajti si ndaj Akron Togliatti, ku fitoi me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke pësuar humbje nga pjesa e parë.

Daku ishte më meritori edhe për golin e parë në minutën e 55-të, pasi një top i goditur nga ai u devijua nga mbrojtësi Konstantin Savichev, i cili dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Por nuk ishte kjo e vetmja, pasi që sulmuesi gjilanas, arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një tollovie në zonë për 2-1.

Mobi Casa

Ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi festoi duke e zhveshur fanellën.

Ky është goli i tij i katërt në pesë xhiro në elitën e futbollit rus, ndërsa numëron edhe dy asistime.

Daku u kërkua me ngulm nga Cagliari dhe mund të ketë ndryshim skuadre, pasi afati kalimtar është hapur deri në fund të muajit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.