FITORJA

Etika mjekësore në evoluim

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Nga Halil Ajvazi – Ekziston një dyshim i vogël se disa aspekte të etikës mjekësore kanë ndryshuar gjatë viteve. Deri para do kohe mjekët kishin të drejtë dhe obligim të vendosin si duhet të mjekohet pacienti dhe nuk ekzistonte detyrimi ta sigurojë pëlqimin pas informimit të pacientit.

Kurse versioni i vitit 1995 i Deklaratës për të drejtat e pacientit të OBSH-së fillon me këtë deklaratë:- Gjatë kohëve të fundit marrëdhëniet mes mjekëve, pacientëve të tyre dhe shoqërisë më të gjerë kanë përjetuar ndryshime të rëndësishme. Derisa mjeku duhet gjithmonë të veprojë në pajtim me ndërgjegjen e tij dhe gjithmonë, në interesin e pacientit, përpjekje të njëjta duhet bërë për t‘i garantuar pacientit autonomi dhe drejtësi.

Tash shumë individë mendojnë se ata vetë duhet ta bëjnë kujdesin primar shëndetësor dhe se roli i mjekëve është të veprojnë si këshilltarë ose instruktorë të tyre. Edhe pse ky theks në vetëkujdesin është larg universales, si duket ai po përhapet dhe është simptomatike për zhvillimin më të përgjithshëm se më parë të marrëdhënieve pacient-mjek çka bëhet shkak për detyrime të ndryshme etike. Deri para do kohe mjekët në përgjithësi mendonin se përgjegjës janë vetëm para vetes, kolegëve të tyre të profesionit mjekësor dhe, për besimtarët fetarë, para Zotit.

Tash ata kanë përgjegjësi plotësuese – para pacientëve të tyre, palëve të treta siç janë spitalet dhe organizatave shëndetësore të menaxhuara, institucioneve që japin lejen mjekësore dhe atyre rregullatorë dhe shpesh, gjykatave. Këto përgjegjësi të ndryshme mund ta kundërshtojnë njëra tjetrën. Etika mjekësore ka ndryshuar në mënyra të tjera. Deri para do kohe pjesëmarrja në abortim ishte e ndaluar në kodet mjekësore të etikës, por tash në shumë shtete profesioni mjekësor e lejon atë në kushte të caktuara. Përderisa në etikën mjekësore tradicionale përgjegjësia e vetme e mjekut ishte ndaj pacientëve të tij individualë, në ditët e sotme ekziston pajtueshmëria e përgjithshme se mjekët duhet gjithashtu t‘i marrin parasysh nevojat e shoqërisë, për shembull, në caktimin e resurseve të pamjaftueshme për mbrojtjen shëndetësore.

Përparimi i shkencës mjekësore dhe teknologjisë ngrenë çështje të reja etike, të cilave nuk mund t‘u jepet përgjigje me etikën mjekësore tradicionale.

Riprodhimi i ndihmuar, gjenetika, informatika shëndetësore dhe teknologjitë për zgjatjen dhe zbukurimin e jetës, të cilat kërkojnë pjesëmarrjen e mjekëve, kanë potencial të madh për të qenë të dobishme për pacientët, por gjithashtu, edhe potencial për të qenë të dëmshme varësisht prej asaj se si përdoren në praktikë.

Për t‘u ndihmuar mjekëve të vendosin nëse dhe në çfarë kushtesh duhet të marrin pjesë në këto aktivitete, shoqatat mjekësore duhet në vend thjesht të mbështeten në kodet ekzistuese të etikës, të përdorin metoda të ndryshme analitike.

Pavarësisht prej këtyre ndryshimeve të dukshme në etikën mjekësore, mes mjekëve ka një marrëveshje të gjerë se vlerat themelore dhe parimet etike mjekësore nuk ndryshojnë, ose së paku, nuk do të duhej të ndryshonin. Pasi është e pashmangshme që njerëzit gjithmonë do t‘u nënshtrohen sëmundjeve, ata do të vazhdojnë të kenë nevojë për një mjek të mëshirshëm, kompetent dhe të mëvetësishëm për t‘u kujdesur për ta.

Mobi Casa

Ardhmëria e etikës mjekësore deri tash jemi përqendruar në gjendjen aktuale të etikës mjekësore, megjithëse ka shumë referenca nga e kaluara e saj. Sidoqoftë, e tashmja vazhdimisht po përvidhet dhe nëse nuk duam që gjithmonë të ngecim pas kohës, atëherë duhet ta parashohim të ardhmen.

Ardhmëria e etikës mjekësore në një shkallë të lartë do të varet prej ardhmërisë së mjekësisë. Në dekadën e parë dhe të dytë të shekullit 21 mjekësia po zhvillohet me një ritëm të shpejtë dhe është vështirë të parashihet si do të ushtrohet ajo në kohën kur studentët, të cilët tash janë në vitin e parë, do ta përfundojnë shkollimin e tyre dhe është e pamundur të dihet çfarë ndryshimesh do të ndodhin para se ata të pensionohen. Me paqëndrueshmërinë e përhapur politike dhe ekonomike, me zhvlerësimin e mjedisit, përhapjen e vazhdueshme të epidemive të vazhdueshme, nuk është e thënë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja.

Edhe pse mund të shpresojmë se përfitimet prej përparimit të mjekësisë ndoshta do të zgjerohen në të gjitha shtetet dhe se problemet etike me të cilat do të ballafaqohen do të jenë të ngjashme me ato për të cilat diskutohet aktualisht në shtetet e pasura, mund të ndodhë e kundërta – në shtetet, të cilat tash janë të pasura, gjendja mund të keqësohet deri në pikën kur mjekët e tyre do të duhet të merren me epidemitë e sëmundjeve tropikale dhe mungesave të mëdha të furnizimit me mjete mjekësore.

Duke marrë parasysh pamundësinë e natyrshme të parashikohet ardhmëria, etika mjekësore duhet të jetë elastike dhe e hapur për ndryshim dhe përshtatje, çfarë në të vërtetë edhe ishte prej shumë kohesh. Sidoqoftë, mund të shpresojmë se parimet e saj elementare do të mbeten të njëjta, veçanërisht vlerat e dhembshurisë, aftësisë dhe mëvetësisë, bashkë me brengën e saj për të drejtat themelore të njeriut dhe përkushtimit të saj profesionalizmit.

Çfarëdo ndryshimesh që të paraqiten në mjekësi si rezultat i zhvillimit, shkencor dhe shoqëror, faktorëve politikë dhe ekonomikë, gjithmonë do të ketë njerëz të sëmurë, të cilëve gjithmonë do t‘u duhet mjekim dhe kujdes. Mjekët tradicionalisht i kanë dhënë këto shërbime, bashkë me shërbimet e tjera siç janë përmirësimi i shëndetit, parandalimi i sëmundjes dhe menaxhimi i sistemit shëndetësor.

Megjithëse ekuilibri mes këtyre aktiviteteve mund të ndryshojë në të ardhmen, mjekët me siguri do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në të gjitha ato. Pasi çdo aktivitet i atillë përfshin shumë sfida etike, mjekët do të duhet vazhdimisht të informohen për zhvillimet brenda etikës mjekësore, pikërisht ashtu siç bëjnë në aspektet e tjera të mjekësisë./rajonipress/

Autori është Mr.sci.dr.Halil Ajvazi – Oftalmolog

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.