UBT

Si ta përdorni ananasin kundër kapsllëkut?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ananasi nuk është vetëm një fryt i freskët dhe freskues, i përsosur për ditët e ngrohta verore. Po ashtu, përmban shumë veti shëruese që ia vlen për t’i theksuar.

  • Së pari, është ideal për djegien e yndyrave dhe për këtë arsye, u rekomandohet njerëzve që vuajnë nga mbipesha dhe celuliti.
  • Si fryt i fortë me veti prej një antioksiduesi, është shumë i dobishëm për pacientët që vuajnë nga artriti.
  • Ananasi vepron edhe si diuretik, falë përmbajtjes me kalium. Ndihmon edhe në eliminimin e fryrjeve, si dhe në pastrimin dhe detoksimin e trupit.
  • E forcon sistemi imun.
  • Ananasi promovon absorbimin e hekurit (u rekomandohet shumë njerëzit që vuajnë nga anemia).
  • Parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut dhe parandalon problemet me qarkullimin e gjakut.
  • Ananasi po ashtu rregullon shtypjen e gjakut (sidomos nëse vuani nga hipertensioni), lufton ftohjen dhe redukton simptomat e reumatizmit.

VETITË SHËRUESE TË ANANASIT KUNDËR KAPSLLËKUT

Miliona njerëz vuajnë nga kapsllëku, e kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së ushtrimeve apo aktiviteteve fizike.

Mosfunksionimi i zorrëve ose vështirësia në eliminimin e fekaleve mund të lehtë- sohet varësisht nga ushqimi, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe duke konsumuar së paku dy litra ujë në ditë.

Uji Dea

Por, mund t’i shfrytëzoni edhe vetitë shëruese të ananasit. Falë komponentit të saj bromelalinës, e përmirëson tretjen dhe mundëson punën e zorrëve pa probleme. Po ashtu përmban edhe fibra që ndihmojnë në lëvizshmërinë e rregullt të zorrëve.

Kur të keni telashe me jashtëqitjen, kapsllëkun, atëherë rekomandohet të hani ananas çdo ditë. Në këtë mënyrë mundësoni lëvizje të rregullt të zorrëve. Në anën tjetër, mund të pini lëng ananasi, për aq kohë sa është natyral (lëngjet industriale nuk llogariten, sepse përmbajnë sheqerna).

Një gotë lëng natyral (250 ml) ofron 0.5 gramë fibra. Kështu, nëse kapsllëku është akut, sugjerohet të pini 8 gota (rreth një litër e gjysmë) për një ditë. Enzimat natyrale në ananas luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e zorrës së trashë.

Nëse kapsllëku është i butë (që mund të ndodhë kur të shkoni në pushime, si pasojë e ndryshimit të ushqimit), mund të pini një gotë lëng ananasi në ditë në stomak të thatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.