Uji Dea

Erlehta Osmanin e befasojnë qytetarët, e vizitojnë në zyre dhe i urojnë suksese

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Erlehta Osmani kandidatja më e re në listën e PDK-së po tregohet shumë atraktive duke bërë një fushatë ballë për ballë me qytetarët dhe elektoratin e saj. Ajo për të shpalosur programin e saj dhe për të takuar sa më shumë përkrahës ka hapur edhe zyrën në lagjen “Dardania”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë, me qëllim të takimit dhe bashkëbisedimit më të shpeshtë me ju, dua t’ju njoftoj që sot kam hapur zyrën time. Siç e dini, jam kandidate në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit. Programin tim, që do ta shpalos gjatë fushatës zgjedhore, dua ta ndërtoj mbi nevojat dhe kërkesat tuaja. Andaj, me shumë kënaqësi ju pres të gjithëve në zyrën time, e cila ndodhet në lagjen Dardania (afër Restaurant “Berlin”). Përzemërsisht, Erlehta Osmani.

Mund të ju interesoj: