FITORJA

Erëlehta Osmani, në krye të Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

>Gjilan – Pas një procesi të suksesshëm, të rregullt e demokratik të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, kuvendi zgjedhor, sonte ka zgjedhur kryetare të RDK-së në Gjilan, Erëlehta Osmanin, politologe, studente në master e shkencave politike dhe këshilltare komunale.

Në kuadër të këtij procesi zgjedhor, janë zgjedhur edhe strukturat e reja të RDK-së në Gjilan: Këshilli Drejtues; Kryesia dhe delegatët e konventës së RDK-së.

Punimet e Kuvendit i ka shpallur të hapura, kryetari i deritashëm i Degës së RDK-së në Gjilan, z. Burhan Isufi, i cili ishte edhe në krye të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të Rinisë në Degën e Gjilanit.

Mobi Casa

Ndërkaq Kuvendin e sotëm zgjedhor të RDK-së e kanë përshëndetur nënkryetari i PDK-së, njëkohësisht edhe ministër i shëndetësisë, z. Uran Ismajli dhe kryetari i degës dhe deputeti Zenun Pajaziti.

“Dekada e Re” ka qenë zotim i kryetarit Kadri Veseli, që PDK-në me ia dhënë Rinisë Demokratike te Kosovës dhe mbarë të rinjëvë të Kosovës si mundësi për zhvillim të aktivitetit të tyre të mirëfilltë politik”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Ismajli, i cili më pas ka marrë shembuj konkret se PDK mbetet subjekti kampion i progresit të të rinjëve. “Këtij karvani të “Dekadës së re”, në këtë proces zgjedhor iu kanë bashkuar mbi njëzet mijë të rinjë e të reja, që RDK-në e bëjnë organizatën rinore politike më të madhen në vend”, ka potencuar, z, Uran Ismajli, duke iu uruar punë të mbarë dhe suksese kuvendit zgjedhor të RDK-së në Gjilan.

Ndërkaq, kryetari i degës, Zenun Pajaziti, në fjalën e tij përshëndetëse, para delegatëve të kuvendit zgjedhor të RDK-së së Gjilanit, ndër të tjera ka deklaruar: “Rininë Demokratike këtu po e shoh si prijëse të rikthimit te PDK-së në Gjilan, ashti siç e kërkojnë qytetarët e Gjilanit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.