UBT

Enver Mehmeti intelektual i kompletuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Bilall Maliqi – Zv/ kryetari i KKSH-së z. Enver Mehmeti, në opinionin e gjerë njihet një intelektual i mirëfilltë, i cili e ushtron detyrën me një profesionalizëm të lartë, si në postin e zv. Kryetarit, por edhe në detyrën e tij profesionale të sekretarit të KKSH-së. Ai edhe pse është në detyrë të zv. Kryetarit, i kryen edhe punët tjera, të cilat lidhen kryekëput me profesionin e tij të juristit të dëshmuar dhe është shtyllë kryesore e këtij institucioni më të lart politik të Luginës së Preshevës.

Përveç kësaj, Mehmeti herë pas herë shkruan postime në faqen e tij të fb.-së, duke shprehur qëndrimet e tij prej një profesionisti të theksuar në fushën juridiko-politike, me të cilat popullata e Luginës së Preshevës çdo ditë po ballafaqohet.

Enver Mehmeti është një intelektual i rrallë, këtë e ka treguar në punën e tij prej sekretari dhe në fushën e juristit të shquar, ku edhe i ka ndihmuar popullatës në çaste të vështira dhe atë pa përfitime materiale.

Mobi Casa

Edhe në takime me figura kyçe të politikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Mehmeti i mbron mendimet e veta, të cilat lidhen shpirtërisht dhe kryekëput me çështje e pazgjidhur të shqiptarëve të tri komunave tona.

Postimet e tij në rrjetin social të facebookut janë të shkurtra, por kanë domethënie të thellë logjike, prandaj me të drejtë mund të themi se Enver Mehmeti është një intelektual i kompletuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.