Enver Hoxhaj takon kryesin e degës së PDK-së në Gjilan

Gjilan – Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka mbajtur takim me kryesinë e degës në Gjilan. Takimit i parapriu diskutimi për aktualitetin në vend, e në veçanti për komunën e Gjilanit, si dhe për situatën aktuale që po përballemi tash e sa muaj Covid-19.
Gjithashtu, pjesë e pandashme e çdo diskutimi janë edhe themeluesit e UÇK-së dhe liderët e shtetit, që sot padrejtësisht po mbahen në Hagë. Hoxhaj shtoi se ata edhe njëherë do të dëshmojnë pastërtinë e luftës së drejtë për liri dhe pavarësi.
Kryetari në detyrë Hoxhaj ka mbështetur dhe motivuar strukturat e partisë demokratike në Gjilan.
Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin se PDK do të jetë opozitë e pushtetit, por asnjëherë e shtetit dhe qytetarëve.
Për këtë arsye, kryetari Hoxhaj tha se votuan edhe Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku propozimet e PDK-së e pasuruan pakon duke shtuar përfitimet për qytetarët dhe bizneset.
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa dhe kryesia degës, kanë përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili u votua me masat e propozuara nga PDK.
Po ashtu, ata i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryesisë së partisë për zhvillimet aktuale politike në vend./rajonipress/