Ëndrrat e shpresës (Prozë poetike)
Ëndrrat e shpresës nuk shuhen asnjëherë, përderisa të shpërthejë vullkani nga nëntoka e ta vërshojnë zjarri e uji këtë shpërthim nate.
Ëndrrat nuk do të humbasin pa shpërthyer damarët e shpirtit të gjetur në kohë…
Edhe pse nata ka lëshuar perden e vet të errët, unë po i kthehem vetes e po e mendoj ikjen, për atje tek bren miza hekur, si një plakush i vrarë mundimesh nëpër kohë, i përbërë nga avujt e shpirtit të ndezur nga flaka nëpër rrugët e jetës.
Megjithatë: ende s’na është fikur shpresa
Ramadan Mehmeti


