ARKATANA

Ëndrra ime shekullore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Tugjec , n’ Malësi t’ Gollakut –
Flisnin burrat e konakut !…
Pëshpëritej vesh pas veshi –
Prej nga erdhi Kurt Kolmekshi ?!

N’ vite t’ hershme nga fëmijëria ,
N’ zemër m’ nxiste dashuria ,
Mezi pritja që ta di –
Prej nga erdhën t’ parët e mi ?!

Mish e shpirt u përkushtova ,
Dyzet vite hulumtova !…
Nga erdh Kurti , e qita n’ shesh –
Prej Krasniqes – fshati Kolmeksh !

Treqind vite kanë kalua –
Për vizitë kush nuk ka shkua !
Në atë grykë , ku rrjedh Valbona –
Ku i kem pas ne, rrënjët tona !

Për këtë ëndërr shekullore ,
Zemra ime rrihte prore ;
Se do t’ vjen një ditë që t’ shkoj –
Djepin tim ta vizitoj !

Iu kam lutë Zotit , përherë –
Shpirtin tim , të mos ma merr ;
Pa e pa atë vend një herë
Dhe pastaj të vdes me nderë !

Viti Dymijë e Trembëdhjetë ,
Muaj Gusht – datë Tetëmbëdhjetë ,
Dita e Diele madhështore –
M’ jetësoi ëndrrën shekullore !

Bashkë me djalë e kushëri –
Morëm rrugë për Shqipëri !
Për Tropojë , s’ bashku të shkojmë –
Trungun tonë ta vizitojmë !

Lamë Gjilanin , lamë Kosovën ,
Me shpejtësi kaluam Gjakovën –
Mësymë kufirin n’ Qafë të Prushit ,
Në drejtim të Bajram Currit !

Uji Dea

Në këto vende kah po shkoja –
M’ dukej se po fluturoja !
Syve t’ mi nuk iu besoja ,
Se përpara është Tropoja !

Atje poshtë , rrëzë bjeshkëve t’ gurit –
Shoh qytetin e Bajram Currit !
Menjëherë kërkojmë Kolmekshin –
Ku Kurt Kola e kishte djepin !

Në Kolmeksh kur shkela tokën –
Mu duk se pushtova botën !
Pashë Shkëlzenin, trojet e burrit –
Pashë vendlindjen e Bajram Currit !…

Kur pashë trojet e Bajram trimit –
Si s’ më lëshoi zemra prej gëzimit ?!
Kur pashë trojet e Kurt Kolmekshit –
Si s’ më lëshoi zemra prej qejfit ?!

Boll shumë prita e u mundova –
Ëndrrën time e realizova !
Për këtë ëndërr shekullore –
Kam jetua n’ pritje prore !

Gëzim ma t’ madh s’ kam pas n’ këtë jetë –
Gjeta trungun e vërtetë !
Këtu do t’ shkoj n’ pelegrinazhe –
T’ parëve t’ mi t’ iu bëjë homazhe !

Demir Krasniqi

Gjilan, më 18.08.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.