FIDANISHTJA

Ëndërra e fundit e Ali Podrimjes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Poezi nga Bujar Salihu kushtuar Ali Podrimjes

Lumin s’e takon në Paris
As Parisi nuk është ai farë vendi ku nuk vdiset

Pse s’erdhe atë mbrëmje mbi re të përhumbura
Ta lexosh poezinë e fundit në Ishullin Albania

Mbi pullazin pezull, rënduar hamendjesh,
Beteja jonë është më pak se një kërcim…

Nëse rastësisht ke me taku Arbëreshin tënd të vjetër
Mos i fol për Kopen, as Ujkun e ri të Alpeve

Provo t’ia rrëfesh, pa lot në sy, si Burrat, shtatë plagë të Vogëlushit…
Ta imagjinoj edhe ai i shkreti, si do të dukej në vjeshtë të 2017 Lum Lumi

Uji Dea

Mos u shkund më si Plepi, Maestro
Ta vëje s’paku një bemol, në vargun me degë të thyer,

Fundja, një shenjë Sibilash mbi dritën e lënë ndezur
Ke mund ta vësh, Ali Podrimja

Po, ti je pa ditën tënde të vdekjes, si ai Uji i madh
Që ikën nën shtatë harqe urash…

Kur e more Parisin, veç Ulpiana nuk të pa
Po a nuk ishte ëndërra jote e fundit në Shkup me ra…

Shifra: „Ndjesë, apo versioni i një poezia që e filluam në Artë”
Me këtë poezi kisha konkurruar në Konkursin e shpallur nga Lidhja e Krijuesve në Mërgatë, Juria e vlerësoi me çmimin e parë “Pena e Artë e Martin Camajt”
E falënderoj organizatorin dhe jurinë për vlerësimin!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.