ARKATANA

Emigrimi vazhdon

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Emigrimi i kosovarëve drejt BE-së nuk ka të ndalur. Trafikantët po u marrin atyre nga 1500 € për person, për t’i dërguar me vetura nga Subotica në Austri. Përpos kosovarëve, këtë rrugë po e ndjekin edhe shtetas të Shqipërisë që kanë ndalesa në BE dhe shtetasit turq.

Ndonëse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës pohojnë se emigrimi i kosovarëve drejt BE-së tashmë është një “histori”, pasi që, siç thonë ata, aktualisht nuk ka qytetarë që po ia mësyjnë ilegalisht BE-së nëpërmjet territorit të Serbisë.

Mobi Casa

Megjithatë, në Suboticë e thonë të kundërtën. Sipas tyre, emigrimi i kosovarëve është duke vazhduar, ndonëse normalisht me raste më të rralla./zeri/