Uji Dea

Ekzekutivit të Gjilanit po i pengon që Kuvendi Komunal është shpallur si më aktivi e produktivi në Kosovë, po dëshiron ta ngulfasë kritikën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ekzekutivi i Gjilanit e ka degraduar Komunën në atë shkallë sa që në matjet e fundit, Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) e ka ranguar komunën si më jotransparenten në Kosovë thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Ndërsa, në vlerësimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Gjilanit rangohet po ashtu në fund të pusit me performancë, madje më poshtë se Ranillugu e Parteshi.

GRANDEMALL

Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta dështojë edhe Kuvendin Komunal, pasi asambleistët e LDK-së u shpallën si më aktivë e produktivë në nivel të Republikës. Këtë sukses duket se nuk do ta falin dhe pushteti po mundohet në çdo formë që të mos e lejojë transmetimin medial, duke tentuar ta ngulfasë kritikën dhe fjalën e këshilltarëve të zgjedhur.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndjen keqardhje me këtë mospërfillje që u bëhet asambleistëve të zgjedhur nga populli me votë demokratike. Ekzekutivi i Gjilanit e ka për obligim që ta sigurojë transmetimin medial i cili ka qenë praktikë 20-vjeçare dhe model për Kosovën.

LDK, si partia më e madhe në Gjilan, do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese për interesat e qytetareve me të gjitha grupet politike, por nuk do të ketë asnjë kompromis pa u siguruar që zëri i asambleistëve të përçohet përmes mediave siç ka qenë gjithmonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.