Fundamenti

Eksperti Butrint Batalli aderon në PDK në mbështetje të Kadri Veselit për Kryeministër të ardhshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, ka prezantuar edhe anëtarin më të ri që i është bashkuar sonte vizionit të tij për të ardhmen e vendit. “Edhe Butrint Batalli, ligjërues për ndërmarrësi, udhëheqje dhe menaxhim projektesh, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Butrinti është një ndërmarrës i suksesshëm, konsulent menaxherial i çertifikuar dhe auditues i njohur ndërkombëtarisht për skema të ndryshme të sistemeve menaxheriale”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Më herët ka qenë edhe zëvendëskryetar dhe anëtar bordi i Këshillit të Konsulentëve për Biznes, Kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Plastikës pranë Odes Ekonomike të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Profesional të Standardizimit. Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Butrint!”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj: