Ekonomistët e shohin të gabuar “Supërpunën”, thonë se politikat afatshkurta s’e zgjidhin problemin e papunësisë

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Platforma “Superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim rritjen e punësimit të të rinjve, nuk është një nismë e qëndrueshme dhe nuk e zgjidh problemin e papunësisë, thonë për Ekonomia Online, njohës të çështjeve ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ekonomistët kanë përmendur edhe keqpërdorimet që janë bërë nga bizneset duke i regjistruar familjarët e tyre, ndërsa rezultatet e kësaj platforme i konsiderojnë negative në raport me angazhimin e Qeverisë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në AAB, Medaim Hashani, thotë për Ekonomia Online se përpjekjet për zbutjen e papunësisë nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë, pa u kontrolluar keqpërdorimi i mundshëm deri më tani.

“Fillimisht çdo iniciativë e cila merret nga ana e Qeverisë për zvogëlimin e papunësisë në nivel të përgjithshëm të Kosovës, është një iniciativë mjaftë pozitive mirëpo tek rasti i ‘Superpunës’ nuk është menaxhuar mirë nga ana e Qeverisë, për arsye se kemi pasur më shumë nëse e analizojmë të punësuarit në nivel të trustit dhe në nivel të dhënave qe janë të publikuar nga ATK-ja ne kemi vetëm rritje të deklarimit të punësuarve gjë që ka qenë një faktor mjaftë shqetësuese sidomos në pjesën e mosdeklarimit të punonjësve për tu paguar trusti pensional dhe tatimi në paga dhe efekti pozitiv ka qenë në kohën kur të gjithë qytetarët të cilët kanë qenë të padeklaruar nga punëdhënësit e tyre si punonjës, atëherë kur është bërë shpërndarja e trustit e kanë parë vetën se sa janë të diskriminuar në atë drejtim dhe mbi bazën e kësaj kanë filluar menjëherë me i lajmërua rastet tek Administrata Tatimore”, thotë Hashani.

Uji Dea

Profesori i ekonomisë ka përmendur rastet e keqpërdorimit të kësaj platforme.

Sipas tij, bizneset i kanë regjistruar familjarët e tyre për të përfituar nga “Supërpuna”.“Mobilizimi i Administratës Tatimore ka ndikuar që të rritet deklarimi i punonjësve dhe të hiqet nga pjesa e statistikave punonjësit e padeklaruar dhe në një farë mënyre me këtë iniciativë që e ka bërë ATK-ja, Qeveria sot krenohet që e ka rrit punësimin si rezultat i ‘Superpunës’, mirëpo po ashtu nëse analizojmë të dhënat e ‘Superpunës’ del se kemi shkëputje të zinxhirit, s’kemi monitorim të vazhdueshëm, sepse një pjesë e ka Qeveria por pas tre muajve fillon vet punëdhënësi me i bë pagesën dhe në raste shumica e bizneseve çka kanë ndërmarr e kanë keqpërdor këtë iniciativë e për të cilën është dashtë Qeveria të menaxhoj më mirë rastin e kësaj platforme sepse ata kanë filluar t’i deklarojnë si punonjës anëtarët e familjes së vet dhe kanë paguar trust, kanë marrë paga për anëtarët e familjes dhe pas ndërprerjes nga ana e Qeverisë së Kosovës ata menjëherë e kane ndërpre edhe marrëdhënien e punës. Qëllimi i Qeverisë ka qenë i mirë por nuk është menaxhuar deri në fund si proces”, u shpreh Hashani.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Bashkim Mustafa, rezultatet e “Supërpunës”, i sheh negative në raport me angazhimin dhe promovimin e Qeverisë. Thotë se nga ky projekt nuk ka fituar askush.“Që në start ky program ka qenë i projektuar gabim dhe ka qenë e ditur se nuk e zgjedh problemin e çështjes së papunësisë në Kosovë dhe edhe tash vërehet e vërtetohet që rezultatet e tij janë shumë negative në raport me angazhimin, promovimin apo propagandën që e ka bërë Qeveria, ku nga ky projekt nuk është duke fituar askush me thënë, kemi të bëjmë me disa studentë apo kategori tjera të cilat fillojnë me një punë të re, pagë bruto 250 euro, dhe gjithçka shpresa tyre ëndrrat e tyre për një vend pune përfundon me rastin e përfundimit të periudhës 6 mujore të kontratës”.

Duke e argumentuar këtë platformë si të gabuar, Mustafa thotë se politikat afatshkurta nuk e zgjedhin problemin e papunësisë në vend. Prandaj, kërkon të gjinden mënyra më të qëndrueshme të zgjidhjes së papunësisë. “Mendoj se qysh në start ka qenë gabim dhe mendoj se duhet të ndërprehet dhe të problemeve të punësimit t’iu qasemi në mënyrë profesionale të cilat në mënyrë e sistematike bëjnë përpjekje për rregullimin apo uljen e çështjes së papunësisë. Politikat afatshkurta asnjëherë nuk e zgjedhin problemin e papunësisë në përudha afatgjate, kështu që shteti duhet të thellohet në gjetjen e politikave të qëndrueshme të zgjidhjes së problemit të papunësisë”, thotë Mustafa.Për më shumë se një vit, Qeveria e Kosovës është duke e vazhduar programin e quajtur “Superpuna”, e cila ka financuar pronarët e bizneseve të ndryshme të cilat kanë pranuar punëtorë të rinj për 6 muaj, me vlerë prej 260 euro.