UBT

Ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati, me gabime të mëdha në pagesat për skemat pensionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur shkelje të shumta në ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Tek kategoria e ndarjes së skemave pensionale janë evidentuar raste të përfituesve të më shumë se një pensioni në skemat pensionale.

Bazuar në krahasimin e të dhënave të Ministrisë për skemat pensionale dhe sociale auditori ka identifikuar se Ministria kishte kryer pagesa në vlerë 1,436,201 euro për përfitues të cilët gëzojnë më shumë se një pension, raporton Indeksonline.

“Sipas ligjit Nr.04/L-261 për Veteranët e UÇK-së neni 16 pika 2, Veteranët e UÇK-së nuk mund të jenë shfrytëzues të asnjë pensioni nga skemat e tjera pensionale të financuara nga shteti.

Nëse veterani është shfrytëzues i ndonjë skeme pensionale të financuar nga shteti duhet të përcaktohet se cilin pension do ta marrë.

FIDANISHTJA

Sipas ligjit Nr. 04/L-084 për pensionet e Pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, neni 5.3 përfituesit që kanë të drejtë në pensionin e FSK-së duhet të zgjedhin njërin nga përfitimet: pensionin që u takon me këtë ligj, apo përfitimet tjera që parashihen me ligjet tjera në fuqi.

Për këtë qëllim është e rëndësishme të theksohet se Ligji nr.03/L-100 për Pensionet e pjesëtarëve të TMK-së nuk ka ndonjë dispozitë ligjore e cila në mënyrë të qartë ua njeh të drejtën e vazhdimit të marrjes së pensionit të TMK-së nëse personat e njejtë gëzojnë edhe ndonjë pension tjetër nga skema pensionale.

Bazuar në krahasimin e të dhënave të Ministrisë për skemat pensionale dhe sociale kemi identifikuar se Ministria kishte kryer pagesa në vlerë 1,436,201 euro për përfitues të cilët gëzojnë më shumë se një pension”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Auditori po ashtu ka gjetur raste ku përfituesit e pensioneve dhe ndihmave sociale nga personat e punësuar dhe pensionet e paguara pas vdekjes.

“Vlera e gabimit financiar për vitin 2023 ishte 134,110€. Krahasuar me vitin e kaluar vlera e gabimit ka rënie për 140,270 euro?, thuhet në raport./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.