ARKATANA

Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. E rreth 70 milionë euro është vlera e parave që qytetarët depozituan në banka. Këto statistika janë vetëm për muajin mars të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Kështu vlera e aseteve bankare në muajin mars ka arritur në 7.50 miliardë euro. Mbi pesë miliardë euro është në total vlera e kredive bruto. Ndërkaq, mbi 6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve.

“Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro”, thuhet në njoftim.

FIDANISHTJA

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.