Eko Higjiena

Ekonomia e re shansë apo sfidë e së ardhmes

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga dr. sc. Raif Ramabaja – Ekonomia e re është ekonomi e diturisë e mbështetur në të arriturat dhe zbatimin e dijes ( know – how), ku pjesa më e madhe e vlerës së shtuar buron nga truri i njeriut, e më pak nga pjesa fizike ( muskujt apo forca ). Në anën tjetër përmbajtja e dijës në produkt është duke u rritur në mënyra të reja,e kjo ka rëndësi të veçantë në ekonominë e re – ekonominë digjitale.

Ekonomia e re në fakt është e pamëshirshme dhe ndikon te secila kompani që ta rimendoj misionin e saj. Në këto kushte të ekonomisë digjitale konkurrenca nuk vie vetëm nga konkurruesit direkt, ajo vie nga të gjitha anët e botës, sepse informata digjitale i rrëzon të gjitha barrierat ekzistuese. Pra, as një biznes nuk është i sigurt për një kohë më të gjatë, ndërsa rrjetet tani behën fundamenti kryesor i ekonomisë digjitale.

Ekonomia e re ka të bëjë tërësisht me konkurrencën për të ardhmen, kapacitete për të krijuar produkte ose shërbime të reja dhe me aftësinë për ta transformuar biznesin në entitete të cilat që dje nuk mund të imagjinoheshin, e që nesër mund të jenë të vjetruara. Vetëm para disa vitesh konkurrent të Xeroxit ishin Kodaku,Canoni dhe Ricoh-un.

Ndërsa sot rival janë edhe Hewlet Packard, Mickosoft dhe IBM. Pra sot as kush nuk është i sigurt nga konkurrenca, bile as 500 kompanitë më të fuqishme në botë, nga të cilat në vitin 1995 pjesa më e madhe e tyre nuk ekzistojnë si korporata të veçanta ose kanë falimentuar.

Në epokën agrikulturale mjete kryesore ishin pllugu dhe kali. Në kohën industriale çeliku, motori gasi e nafta dhe rrugët ishin dominuese. Në kohën e inteligjencës rrjetore, silikoni, mikroprocesorët dhe rrugët nga fijet e qelqta (glass fiber) të holla sa një fije e flokut janë duke i aftësuar njerëzit nëpër botë që të aplikojnë dijen (know-how) në të gjitha aspektet e prodhimit dhe të jetës ekonomike.

Riingjinjeringu i procesit afarist (BPR – business process reengineering) në ekonominë e re tani ka një çasje krejtësisht të re,sepse teknologjia e re mund të transformoj jo vetëm proceset e biznesit, por edhe mënyrën se si krijohen produktet ose shërbimet, se si tregtohen ato, dinamikën e konkurrencës si dhe natyrën e vet ndërmarrjes.

Këtë proces e përcjellin zakonisht edhe disa probleme:
– goditja e reduktimit të shpenzimeve (BPR),
– BPR fokusohet në procesin e biznesit, që nuk mjafton,

– imperativi human ( çështja sociale),
– tani kompjuterët janë të bazuar në rrjetë e jo në formën klasike,
– përqendrimi në vlerën e re duke lënë anash paradigmën e vjetër mbi teknologjinë
e re.

Duke i pranuar dhe kuptuar të gjitha këto karakteristika,rriten shansat për
transformim të biznesit drejt suksesit të dëshiruar. Kemi të bëjmë me një dinamikë të re,
rregulla të reja dhe forca të reja bartëse të suksesit.
Karakteristikat kryesore të ekonomisë së re
1. Ekonomia e Re pra është ekonomi e diturisë,
2. Ekonomia e Re është ekonomi digjitale,
3. Në Ekonominë e Re paraqiten shumë dukuri virtuele,
4. Ekonomia e Re është ekonomi molekulare (organizata transformohet),
5. Ekonomia e Re është ekonomi e ndërlidhur në rrjete duke i integruar molekulat
në togje / bashkësi që krijojnë rrjetë me të tjerët,
6. Funksionet ndërmjetësuese midis prodhueseve dhe blerësve janë duke eliminuar nëpërmjet rrjeteve digjitale,
7. Në Ekonominë e Re sektori dominant po krijohet nga tri industri kovergjente
( kompjuteristika, komunikimet dhe industria e relaksimit,
8. Ekonomia e Re është ekonomi e bazuar në inovacione,
9. Në Ekonominë e Re tejkalohen barrierat që i ndajnë blerësit dhe shitësit,
10. Në Ekonominë e Re që bazohet në bite, përmbushja e kërkesave bëhet force
kyçe motorike në aktivitetin ekonomik,
11. Ekonomia e Re është ekonomi globale,
12. Ngjarje të shumta sociale po vijnë duke u rritur e duke shkaktuar trauma
masive dhe eventualisht konflikte potenciale.

Hidromorava

Për të zhvilluar organizata me perfomansa të larta, të integruara dhe të ndërlidhura në rrjet, të hapura, të orientuara kah klienti, kompanitë kanë nevojë për teknologji të re që ka performansa të larta të integruara, ndërrjetore e hapur dhe në shërbim të saj dhe vet klientit.

Cili është tani motori i Ekonomisë së Re ?
Sipas të gjitha gjasave motori i Ekonomisë së Re do të ishte menaxhimi modern i dijes ose i pronësisë intelektuale, që tashmë po njihet gjithmonë e më shumë si Ekonomia e Dijes. Tani më pasuri është ajo që rrjedhë nga novacioni e jo nga optimizmi, e kjo tregon se pasuria nuk bëhet duke perfeksionuar atë që njihet, por duke pushtuar të panjohurën për të tjerët, gjë që arrihet duke përsosur dhe ndërlidhur rrjetet e reja. Thëniet se “Imagjinata është më e rëndësishme se dija“ dhe “Akumulimi i dijes është forca që shtynë përpara rritjen ekonomike“ po bëhen gjithnjë më aktuale.

Pra, pasuritë intelektuale po dalin si fituese në teren, si një tregues i suksesit të ndërmarrjes dhe i së ardhmes. Në Europë, në fillim të viteve të 90-ta, pasuritë intelektuale llogariteshin më shumë se një e treta e pasurive të përgjithshme. Andaj janë shumë të arsyeshme ambiciet e Europës që në dekadën e dytë të shekullit XXI ta shëndrroj tregun europian në tregun më konkurrues në botë,duke investuar mjete shumë të mëdha në fushën e novacioneve dhe kërkimeve. Andaj çdo reduktim i investimeve në këtë lëmi do të kishte pasoja serioze në arritjen e objektivit të BE për të qenë fuqia më konkurruese në tregjet botërore.

Shi për këtë rolin kyç në skemën e prodhimit dhe shpërndarjes së dijes konsiderohet se duhet ta ketë Universiteti dhe qarqet akademike si elemente më të rëndësishëm në Sistemin Kombëtar të Novacionit. Ata janë pjesë relevante e rrjetit të qarkullimit të dijës ndërmjet korporatave dhe instituteve kërkimore.

Kosova si një vend i pazhvilluar dhe ende në tranzicion është në fillimet e zhvillimit të një mentaliteti të hapur për ndryshim, ku në fillim duhet ta pranojmë identitetin tonë real në raport me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Menaxhimi i inteligjencës kolektive apo gjithpërfshirja e shoqërisë, Qeverisë, enteve dhe institucioneve tjera shkencore në implementimin e strategjisë së ndërtimit dhe mbështetjes se ekonomisë tek dija, është po ashtu një moment mjaftë i rëndësishëm. Qeveria e Kosovës me dikasteret e saj duhet shumë më tepër të investojë dhe të
angazhohet në këtë drejtim, me qëllim që të ketë një strategji të mirëfilltë në menaxhimin dhe zbatimin e ekonomisë së dijes edhe në praktikë. Kemi frikë se me veprimet e veta, nga mosdija e menaxhimit me ndryshime ose nga moskujdesja e duhur, Qeveria po i pengon ose s’paku po i ngadalëson këto procese shumë të rëndësishme për ekonominë Kosovare.

Kosova ka disa avantazhe në këtë segment në krahasim me disa vende të rajonit, andaj është obligim moral dhe shtetëror por edhe shkathtësi që ato t`i shfrytëzojë për ta zënë trenin e fundit.

Problem në vete paraqet edhe migrimi jo i vogël i të rinjëve Kosovar jashtë vendit. Me këtë eksportohet edhe dija e ekspertëve tanë të rinjë pa kurrefar kompensimi dhe me pasoja të paparashikueshme për Kosovën dhe ekonominë e saj.

Aplikimi dhe bashkimi i të gjitha potencialeve mbi dijen dhe përshtatja e tyre rrethanave Kosovare -të vendit, organizimi dhe bashkëpunimi i njerëzve të dijes me organet publike qendrore dhe vendore ( duke lënë anash ngjyrimet dhe inatet politike ) duhet po ashtu të jenë prioritet. Vetëm kështu ekonomia e dijes do të kontribuojë në rritjen reale ekonomike, në zhvillimin e industrisë dhe mirëqenën sociale të qytetarëve në Kosovë./rajonipress/