Edukimi joformal i të rinjve promovohet në shkollat e Gjilanit

Gjilan – Të mërkurën Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në bashkëpunim me zyrtarin për Rini Bujar Haziri kanë prezantuar rendësin e edukimit joformal të regjionit të Gjilanit ku është thënë se duhet të promovohet edukimi joformal dhe të përcjellët tek të tjerët.
Eranda Isufi nga KVRL tha se gjatë këtij aktiviteti u janë shpërndarë broshura nxënësve të shkollave të mesme. Kryetarja e KVRL-se gjithashtu ka shtuar se nga fundi i kësaj jave fillojnë edhe trajnimet e edukimit joformal në mënyrë që të ngritën kapacitetet e të rinjve dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre.
Edhe Bujar Haziri zyrtar për rini tha se edukimi joformal i të rinjve gjilanas e pasuron edhe më shumë aktivitetin rinor në shumë sfera. “Ne jemi të fokusuar më shumë në kyçjen e të rinjve dhe dëshirën e tyre që të jenë pjesëmarrës aktiv në fusha të caktuara” tha Haziri./rajonipress/