Edon Ramadani tregon aftësi të jashtëzakonshme, del i pari në garat e matematikës në nivel vendi

Gjilan – Edon Ramadani nga Gjilani është vetëm 15 vjeçar, por talenti dhe aftësia e tij në lëmin e matematikës e ka bërë të lumtur jo vetëm Gjilanin, por mbarë Kosovën. Edoni në një konkurrencë tejet të madhe e zuri vendin e parë në garën e matematikës të njohur si “Math Kangaro”. Gjilanasi, Edon Ramadani është nxënës i klasës së X në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan.
E njohur si gara “Math Kangaroo” ose “Kenguri pa kufi 2019”, që cilësohet edhe si garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, gjilanasi Edon Ramadani arriti të bëjë të lutur e krenar, jo vetëm familjen e tij, por tërë Gjilanin e Kosovën.
Gara e cila organizohet në Kosovë nga Instituti “Atomi”, është organizuar nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, e në Gjilan është mbajtur në shkollën “Selami Hallaqi”.
Në Kosovë kanë marrë pjesë rreth 6000 nxënës nga cikli fillor deri te ai i mesëm dhe kanë qen të ndarë në gjashtë kategori, ku çdo kategori ka përfshi nga dy klasë, 1-2, 3-4 deri te 11-12.
Edon Ramadani në këtë konkurrencë të forti ka dalë i pari në kategorinë e pestë ( klasa IX – X) . Edoni ndryshe është 15 vjeçar dhe ka qen nxënës i shkëlqyer nga klasa e parë deri tash. Tani është nxënës i klasës së X në Kolegjin “Mehmet Akif” në Banullë të Lipjanit.
Ndryshe, Edoni thotë se ka marrë pjesë në gara të matematikës në nivel lokal dhe atë qendror. Në klasën e VIII-të ka zënë vendin e parë në Olimpiadën komunale të matematikës në Gjilan e këtë vit ka dal i treti në olimpiadën kombëtare të matematikes për klasën e X-të të mbajtur në Gjimnazin Matematikor në Prishtine.
Edoni planifikon të studioj për matematikë eventualisht diku në perëndim.
Ndërsa koordinator i këtyre garave për Gjilan është profesor Festim Shkodra i cili çdo vit po arrin të korr suksese në këto gara.
Kurse, ceremonia e shpalljes finale të rezultateve dhe ndarjes së shpërblimeve është mbajtur në hotel “Sirius” në Prishtinë e prezent, ndër të tjerë ka qen edhe ministri i arsimit./rajonipress/