FITORJA

Edisa Shahini, blogerja më e mirë e modës në Austri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Revista e njohur austriake “Madonna” mbrëmë kishte organizuar një gala mbrëmje “Madonna Blogger Awarts 2016”, në Semperdepot të Vjenës, ku u ndanë çmimet për blogëret më të mirë në kategori të ndryshme të Austrisë për vitin 2016.

Blogerja më e mirë për kategorinë fashion, është zgjedhur shqiptarja, Edisa Shahini. Ajo arriti të fitoj kundrejt dy blogerëve të tjera shumë të njohura në Austri.

“Ishin emocione të papërshkrueshme, ngase nuk e prisja se do të fitoja. Për mua nominimi në mesin e tri blogerëve më të mira në Austri, kishte shumë rëndësi. Fakti se kishte konkurrencë të madhe dhe në fund juria profesionale ka bërë zgjedhjen për mua, ishte një vlerësim i madh. Është kënaqësi e jashtëzakonshme që puna ime si blogerë është vlerësuar nga shumë njerëz që më admirojnë dhe bashkëpunojnë më mua”, shprehet Edisa për “albinfo.ch” .

Sipas saj, arsyeja pse ajo ka fituar mbrëmë është sepse ka mbetur gjithmonë vetja.

GRANDEMALL

“Unë gjithmonë kam mbet vetja, dhe këtë e tha edhe vet prezantuesi mbrëmë në këtë natë gala. Stili im, mënyra e shkrimit dhe kreativitetit tim, dallon nga të tjerët”, tregon blogerja Shahini.

Vajza e cila është lindur dhe rritur në Prizren dhe prej vitesh jeton në Vjenë të Austrisë, pasionin për artin dhe modën e shfaq përmes blogut të sajhttp://www.disicouture.com/ të cilën e ka krijuar që në vitin 2010.

Në këtë blog, ajo ndanë me lexuesit tema të ndryshme rreth modës, të bukurës, interierit dhe tema tjera që kanë të bëjnë me stil të jetës.

Albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.