Edhe personat me aftësi të kufizuara ranë viktimë e qeverisjes së VV-së dhe kryetarit të Gjilanit

Gjilan – Është e papranueshme dhe e patolerueshme që kategoria e shoqërisë sonë e cila ka nevojë më së shumti për përkrahjen e të gjithë neve, të pësojë nga inatet politike të kryetarit të Gjilanit, i cili nga paaftësia e tij për të bërë një punë të mirë, po krijon çdo ditë nga një problem më shumë, duke e trashur zullumin e tij ndaj qytetarëve të Gjilanit thuhet në reagimin e Riad Rashitit.
Reagimi i plotë:
Kuvendi Komunal më datë 14.03.2024 ka marr vendim për ndarjen e buxhetit prej 28,700.00 euro për subvencionimin e shoqatës Handikos, në mënyrë që të vazhdojë ofrimin e shërbimeve dhe përkrahjes për personat me aftësi të kufizuara. Por kryetari i komunës për inate politike ka bllokuar ekzekutimin e kësaj pagese, me arsyetimin e mungesës së bartjes buxhetore nga vitit i kaluar, ndërsa vet nuk merr pjesë në seanca ku bashkë me 7-8 asambleistë të VV-së nuk ishin pjesëmarrës në seancën e fundit që kishte në rend pune edhe pikën e bartjes së mjeteve buxhetore nga viti i kaluar.
Fatkeqësisht Gjilani sot e ka një kryetar mashtrues, manipulues e gënjeshtar. Këto veti i ka shprehur prej kandidimit të tij për kryetar komune, qysh atëherë ka pritur në selinë e VV-së përfaqësuesit e shoqatave duke nënshkruar deklaratën e zotimit për të përkrahur nëse bëhet kryetar i Gjilanit, ndërsa sot zotimi tij është kthyer në bllokim të çdo gjëje që i shërben funksionimit normal në komunë, e lëre më të flasim për ndonjë zhvillim dhe avancim për jetën e qytetarëve të Gjilanit.
Shumë turp për kryetar komune, që drekat zyrtare e darkat e natës për ndarje të interesave të pushtetit nuk i ndal kurrë, e shpenzon dhjetëra mijëra euro buxhet të komunës, ndërsa gënjen kur deklaron se nuk ka buxhet të planifikuar për subvencionimin e këtyre shoqatave./rajonipress/