Edhe Lugina respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës

Gjilan – Reshat Salihu kryetar i Bashkësisë Lokale në fshatin Dobrosin të Bujanocit thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbyllur pikëkalimin për qytetarët e Luginës së Preshevës, po respektohet pa ndonjë telashe të theksuar, pavarësisht se shumë familje luginase kanë korrespondenca të përditshme me Kosovën.
Reshat Salihu ka lajmëruar qytetarët e Luginës së Preshevës se Pikëkalimi për në Republikën e Kosovës në Dobrosin është i mbyllur nga Policia e Kosovës, raporton rajonipress.
Salihu tha se masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës po respektohen edhe nga Lugina, pavarësisht se shumë familje luginase kanë familjarët e tyre në Kosovë dhe kanë punë të përditshme atje.
“Bashkësia Lokale e Dobrosinit nga dje është futur në Karantinë: Policia e Kosovës e ka mbylle pikëkalimin në Dobrosin. Ky fshat gjithmonë shërbimet e veta, shkollimin, furnizimin me ushqime e barna, punësimin dhe gjitha veprimtarit tjera i kryejnë në Gjilan. Fshatarët janë mjafte të revoltuar sepse dritare e jetës për ta është Kosova sepse në Komunën e Bujanocit i kryejmë vetëm administratën- dokumentacionin). Po ashtu menjëherë pas luftës Komuna e Gjilanit e ka lejuar një Kombi busë për nevojat e Dobrosinasve: nxënësve, studenteve, punëtorëve. i cili 7 herë në ditë qarkullon vajtje ardhje me orar të caktuar”, tha Salihu.
Salihu tha se menjëherë dje ju kom drejtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit Gjilanit Lutfi Haziri, deputetit Alban Hyseni i cili e ka informuar kryeministrin Kurti Me kërkesë që banoret e Dobrosinit të lejohen me i krye shërbimet në Pogragjë e Gjilan u shpreh Salihu./rajonipress/