Fundamenti

Edhe Komuna e Kamenicës merr masa për parandalimin e virusit COVID-19

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Të enjtën është mbajtur një takim lidhur me mobilizimin dhe diskutimin rreth masave parandaluese të virusit COVID-19. Gjatë këtij takimi fillimisht është marrë vendim për themelimin e një taskforce me të gjithë akterët nga secili dikaster.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin, Nënkryetari i Komunës Faton Jakupi, Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat Ramadan Basha, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi-Krasniqi, u.d Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit Urim Thaçi, Shefi i Arsimit nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Fatmir Agaj si dhe u.d i drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Besim Beqiraj.

Gjatë këtij takimi fillimisht është marrë vendim për themelimin e një taskforce me të gjithë akterët nga secili dikaster.

Fundamenti

Ndërsa masat tjera që janë ndërmarrë janë:
1. Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020,
2. Do bëhet dezinfektimi i QKMF-së, institucioneve dhe hapësirave të tjera publike të domosdoshme,
3. Kontrolle sistematike nga stafi mjekësor,
4. Do përkujdesemi që aty ku janë dy prind të punësuar, njëri nga ta të lirohet për përkujdesjen e fëmijëve,
5. Inspektorati sanitar, i tregut dhe ai i veterinarisë varësisht nga kompetencat e tyre do të inspektojnë çdo ditë secilin biznes që për veprimtari kanë përmbajtje ushqimore e shëndetësore, kompanitë transportuese, për të parandaluar ngritjen e çmimeve, kushtet higjienike sanitare dhe respektimin e orarit të punës,
6. Ndërprehen përkohësisht të gjitha stërvitjet e ekipeve sportive në Palestër e Stadiume të qytetit,
7. Anulohen të gjitha diskutimet publike me qytetarë.
Apelojmë të gjithë qytetarët që mos të krijojnë panikë nga situata e krijuar, këto masa janë ndërmarrë vetëm për parandalim e për kujdes të shtuar nga secili prej nesh.
1. Evitojeni komunikimin me duar
2. Kujdesuni për higjienën personale
3.Evitoni ardhjen në komunë për shërbime me dokumentacione (Përpos atyre që janë urgjente)
4. Përdorni dezinfektues me bazë alkooli për duar
5. Mos krijoni rezerva ushqimore në shtëpitë tuaja pa nevojë
6. Pastroni duart çdo 20 minuta.

Për çdo gjë, luteni të kontaktoni:
Komunën kontaktojeni përmes rrjeteve zyrtare, Platformave Digjitale ose e-mailin zyrtar: [email protected]
QKMF-në për Urgjenca – 0280 371 783
ATK-në për raportimin e çmimeve të ngritura nga bizneset – 0800 80 800
Nuk ka nevojë për frikë. Kujdesuni më shumë për veten!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.