Mobi Casa

Edhe Komuna e Gjilanit, është një nga përfitueset e projektit të Banimit Social

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për projektin e Banimit Social Adekuat, nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se memorandumi për Banimin Social është nënshkruar.

“Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e këtij projekti, që ka një vlerë prej 37 milionë eurosh”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se në bashkëpunim me ministrin Aliu, kanë arritur të nënshkruajnë memorandumin për zhvillimin e projektit të banimit social.

Fundamenti

“Qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Hyseni.

Kryetari i komunës, tregoi disa nga pikat kryesore të këtij projekti janë: Ndërtimi i projekteve të reja për banim social. Rinovimi i njësive ekzistuese të banimit social. Rindërtimi apo rinovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.

“Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, vazhdojnë të tregojnë përkushtim në krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Hyseni.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se përkushtimi për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës vazhdon, dhe jam i bindur se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme për ata që kanë më shumë nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.