Eko Higjiena

E vërteta historike është mësuesja më e mirë e një kombi

/ 13 minuta lexim
RCCOLA

Nga Elena Kocaqi – Ata që nuk e njohin mirë të shkuarën, janë të dënuar që të përsërisin herë pas here gabimet e së shkuarës, por me kosto shumë të lartë. E vërteta historike është mision për një historian të vërtet. Betimi i historianit duhet të jetë e vërteta dhe vetëm e vërteta, pasi ai është hetuesi, prokurori dhe gjyqtari ne punën e tij.

Duke qene se kam studiuar për histori dhe juridik këtë punë di ta bëjë mirë, dy here. Ka nga ata që më sugjerojnë që unë nuk duhet të them të vërtetën gjithmonë pasi ne si komb na duhen mite, heronj dhe tradhtar që në fakt i ndau si të tillë politikisht epoka komuniste, por jo historia, se ajo nuk merret me etiketime dhe epitetime si hero apo tradhtar.

Fshehja e të vërtetës në këtë rast, është akt shumë i rënd kundër etikes profesionale dhe interesit kombëtar pasi një komb që nuk njeh historinë e tij, do përsëris gabimet e së shkuarës. Kushdo që mendon se duke mashtruar ka ndihmuar kombin e tij është shumë gabim, sepse ai e ka çuar shtetin dhe kombin e tij në rrugë pa krye. Ne shqiptarët kemi shumë histori dhe nuk kemi nevojë për mite, mashtrime dhe rrena, por për të vërtetën që na është fshehur, për të na sunduar dhe zhdukur.

Në punën time si historiane, jam munduar të jem shumë besnike dhe e sinqertë me faktin dhe ta transmetoj atë, si është dhe në asnjë nga studimet e mija historike, nuk ka një etiketim për një figurë historike si hero apo tradhtar dhe nuk do të këtë kurrë se kam një standard njerëzor dhe profesional të lart.

Unë vlerësohem në punë për sjelljen e fakteve dhe argumenteve mbi to në mënyrë të paanshme dhe pa u përfshirë vet emocionalisht dhe tek librat e mi jam shumë e ftohtë, ndërsa në jetën time private në komentet, vlerësimet, mendimet është e drejta ime t`i shpreh ato edhe ngrohtë sepse tjetër është shkrimi i historisë në bazë të fakteve dhe tjetër mendimi im për to. Të drejtën e shprehjes dhe mendimit ma ka dhëne ligji dhe Zoti dhe për këtë nuk i jap askujt llogari për aq kohë sa ruaj etikën dhe edukatën.

Tek dy librat e mi “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918” dhe tek libri “Si e krijoj Austria-Hungaria shtetin shqiptar 1912-1913”, sillen skenat dhe prapaskenat e pavarësisë, krijimit të shtetit, copëtimit të territorit sipas arkivave dhe autorëve të huaj dhe vendas. Në të dy studimet unë si autore sjell fakte dhe nuk mbaj vet asnjë qëndrim dhe kush i ka lexuar ato libra e di këtë. Madje jam kritikuar që unë nuk mbaj qëndrimin tim dhe nuk jap mendimin tim që në fakt duhet ndonjëherë, por e kam bërë për të ruajtur ftohtësinë dhe objektivitetin dhe për aq kohë sa do shkruaj libra historik nuk do ta bëj kurrë këtë. Shoh që është përmendur emri im në disa komete portalesh dhe njerëzish xheloz apo të pa informuar, por asnjë prej tyre nuk ka lexuar shkrimet e mija apo librat e mi, dhe kjo është një nivel kaq i ulët, sa më nuk ka. Njeriu kundërshtohet për punën e shkruar në bazë të fakteve. Në histori nuk merret njeri me autorin personalisht, por me faktin, sillen faktet qe vërtetojnë apo hedhin poshtë një fakt.

Vijmë me konkretisht në temë. Në prag të pavarësisë dhe copëtimit të vendit ka pasur disa faktor të jashtëm dhe të brendshëm që ndikuan për copëtimin e Shqipërisë.

Përgjegjësia kryesore është e Fuqive te Mëdha që copëtuan vendin tonë për të ruajtur paqen midis tyre, por që se ruajtën dot edhe duke bërë kurban trojet shqiptare. Një fuqi ishte ajo që donte një Shqipëri me troje etnike për interesat e saj kundër pansllavizmit dhe kjo ishte Austria dhe luftoi nga 1878- deri 1918, sepse kjo gjë i duhej asaj vet.

Ajo lidhte ekzistencën e vet perandorisë Austriake me ekzistencën e Shqipërisë dhe si e tillë pa diskutim që do bënte gjithçka për të arrit këtë, pasi kjo ishte qenie apo mos qenien me për ata vet si shtet, pastaj për shqiptarët. Dihet se çka ka bërë Austria që nga albanologjia, marrëveshjet me jashtë me fuqitë e tjera, kërcënimet me luftë, ultimatume, mobilizim ushtarak me krijue Shqipërinë si shtet. Vetëm mobilizimi ushtarak i saj me 1 milion ushtar në 1912- 1913 i kushtoi me dhjetëra miliard dollar. Në këto kushte një pjesë e klasës politike shqiptare u mbështet tek Austria, dikush tek Italia, dikush tek Anglia dhe me radhë.

Perandoria Osmane ishte dobësuar shumë dhe kishte konflikte me vendet Ballanike, të cilat donin të bëheshin Perandori në tokat e shqiptarëve dhe u lidhën në Ligen Ballkanike për t`i dhënë fund Perandorisë dhe me të edhe Shqipërisë. Serbia sipas të dhënave të arkivit Austriak, Serb, etj dhe të dhënave të sjell nga autor të ndryshëm Swire, Durham, Cana, etj, hyri në marrëveshje me disa drejtues shqiptarë që ta çlironin vendin bashkë dhe më pas ata do u jepnin shqiptarëve disa të drejta.

Furnizimin me armë për kryengritjen do ta bënte Serbia sepse kryengritësit nuk kishin ku të mbështeteshin dhe kryengritja do fillonte kur Serbia të jepte urdhrin. Vet Dhimiter Apis i Dorës së Zezë ( ai që u bë shkak për fillimin e luftës së parë Botërore) u takua me Buletinin dhe shqiptarët u zotuan që të ruanin serbët e Kosovës dhe ashtu u bë. Durham shkruan se Buletini i ruajti serbët ( që donte t`i dëbonte turku nga Kosova ) por Serbet nuk e mbajtën fjalën.

Pashic kërkoi bashkëpunim për çlirimin e Kosovës, por nuk u premtoi shqiptarëve autonomi, pavarësi jo që jo, sepse ishin sipas tij, të papjekur për të bërë shtet. Ai donte vetëm aneksimin e Kosovës. Në këto kushte filloi kryengritja dhe në korrik 1912, kryengritësit kërkuan shpërndarjen e parlamentit osman, rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja ( pak a shumë çka kërkon politika jon edhe sot).

Kryengritësit ishin kundër Xhon Turqve dhe kërkonin përfaqësim politik, pra deri në korrik nuk kishte as kërkesë për autonomi as për pavarësi. Në gusht në Shkup, shqiptarët e kishin në dorë perandorin që të shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bënë, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte të shkonte në Selanik dhe të nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste në pushtet atë në Stamboll. Të njëjtën gjë bënë një pjesë e shqiptarëve edhe nga ana e Malit të Zi, së bashku me trupat malazeze luftuan kundër osmanëve. Nëse në Shkup do ishte shpallur pavarësia, historia e shqiptarëve mund edhe të kishte ndryshuar. Ndërhyri në lojë Austria në këtë kohë dhe i kërkoi Portës autonomi për shqiptarët në 17 gusht 1912 dhe bashkimin e 4 vilajeteve dhe ajo e pranoi këtë gjë në parim, por ndërkohë Liga Ballkanike filloi sulmin ndaj osmaneve dhe raporti i forcave ishte 320 mijë me 750 mijë ushtar për Ligen Ballkanike që mbështetej me armatim nga Rusia. Pra për trojet shqiptare luftonin 1 milion ushtar dhe shqiptarët ishin ca me një fuqi Ballkanike ca me një tjetër, ca neutral. Nuk pati asnjë ushtri shqiptare se edhe të kishte nuk luftohej dot me 1 milion ushtar, kështu Shqipëria u vu para zhdukjes. Serbët dhe Fuqitë Ballkanike e zaptuan territorin dhe filluan masakrat mbi shqiptarët, ku u vranë me mijëra.

Uji Dea

Analiza historike

A duhet të bëheshin disa krerë me fqinjët apo të rrinin ende me osmanët? Disa mund të thonë po sepse xhon turqit nuk u jepnin të drejta shqiptarëve, disa mund të thonë jo se fqinjët na donin të na zaptonin territorin dhe të na zhduknin, asimilonin dhe dëbonin. A mund të kishim një ushtri shqiptare që të çlironte vet trojet? E pamundur në ato kushte pa ndihmën e një fuqie të madhe. Nëse bëri mirë kjo apo ajo figurë politike që beri këtë gjë apo atë gjë, kërkon një analizë të thelle historike bazuar në faktet dhe pasojat që erdhën më pas. Edhe Toptani, Bib Doda, Zogu, Hoxha dhe madje e këta sot, kanë pasur marrëveshje të hapura apo të fshehta me serbët. Gjithmonë ua kanë sabotuar marrëveshjet vendet e mëdha që kanë interesa në Ballkan. Gjithmonë serbët nuk e kanë mbajtur fjalën dhe gjithmonë kanë kërkuar vetëm territor nga ne.

Vijmë në Jug të vendit që nuk bëri kryengritje ndaj Osmaneve. Diheshin pretendimet Greke për Epirin dhe aty Greqia mendonte se e kishte kontrollin me anë të agjenturave të veta, investime me fe dhe shkolla. Marrëdhëniet e Qemalit me Greqinë kanë qenë të shkëlqyera dhe në kushtet kur në Greqi, shumica e popullsie në atë kohe ishte Arvanite ishte normale, por kur erdhën kretanet në pushtet, ata u tregun agresiv ndaj elementit shqiptar si në Greqi edhe në Shqipëri.

Greqia pretendon se në 1908, ka një marrëveshje me Qemalin që Epiri i kalon Greqisë deri në Karaburun të shkruar me dorën e tij, për ta pasur për provë. A ka shkuar ndonjë historian shqiptar ta shohi dokumentit arkivor e ta vërtetoj? Jo asnjë. Ja edhe nëse e ka shkruar, a kishte vlerë ajo dhe a ka ndikuar? Disa thonë jo e disa thonë po. Serish duhet analizuar dhe vërtetuar kjo gjë.

Ndërkohe Konsulli Austriak e akuzoi se ai i kërkoi atij që t`i jepej Janina dhe Çameria, Greqisë, po edhe disa shqiptarë e akuzonin atë gjithashtu. Greqia do ndihmonte për krijimin e shtetit shqiptar me municion, por vetëm në veri pasi në jug ajo kërkonte të gjithë Epirin. Kështu në 1911 në memorandumin e Greces, Qemali u konsultua me ta dhe Greqia ishte dakord sepse ishte larg saj. Por në 1912, Qemali tregoi zgjuarsi politike se bashkëpunoi me Austrinë dhe Berchtoldi e thirri dhe i dha një anije që të shkonte e ngrinte flamurin, me qellim ta kishte një qeveri në terren dhe Vlora nuk u pushtua sepse nuk e la Austria, Italia dhe Gjermania.

Analiza historike

A duhet Jugu të bënte kryengritje në këtë kohë. Nëse po pse edhe nëse jo pse? Vijmë tek Qemali a kishte marrëdhënie të mira me greket? A e ka dëmtuar çështjen shqiptare kjo gjë? Dikush mund të thotë po, dikush jo, por kjo duhet analizuar dhe vërtetuar me fakte. A ka merita Qemali? Po. Ishte diplomat dhe politikan kalibri që në një moment historik diti të lozi dhe arriti me aq sa mundësi kishte, të ngrinte flamurin dhe pretendimet etnike të shqiptarëve. Fuqitë e mëdha e akuzuan më pas për grusht shteti për rikthimin e Shqipërisë me Turqinë dhe e detyruan të dorëhiqej dhe largohej nga vendi. Kjo serish duhet analizuar nëse ishte apo jo ashtu siç ato e akuzuan.

Një historian sjell faktet historike ai nuk krijon fakte, por thjesht i gjenë dhe i përcjell ato, i krahason analizon dhe asnjëherë nuk mban qëndrim personal subjektiv. Pastaj në bazë të fakteve shihen shumë gjera të tjera. Kush është qëllimi më i lart i një kombi? Të ruaj jetën, gjuhën, kulturën, traditat, ekonominë dhe territorin e tij mbi të gjitha. Cenimi i jetës dhe ekzistencës së një kombi dhe i territorit janë të panegociueshme dhe të paamnistueshme dhe politika gjithmonë duhet të bëjë kujdes që të mos i prek këto limite kurrë. Ai që ka lexuar librat e mi, e di shumë mirë që aty nuk ka asnjë rresht nga mua, por puna ime është sjellja e fakteve historike.

Këto ngjarje historike rrëfehen tek dy librat e mi dhe në fund të çdo faqe ka citim nga autoret dhe arkivat që i kam marr dhe nuk ka asnjë gjë nga ana ime. Kjo është puna ime profesionale. Një individ i zgjuar lexon, heton dhe nxjerr mësime nga historia, ndërsa një njeri pa mentë e fsheh atë sepse mendon se duke fshehur gabimin i shërben vendit të vet, ndërkohë që e do e përsërisë sërish po atë gabim, por pasojat herën e dytë janë më të mëdha.

Vërejtje

Liria ime e të shprehurit, menduarit janë të panegociueshme, pasi ato vijnë mbi qenien time. Mënyra se si unë jetoj jetën time është në përputhje me etiken, edukatën dhe unë kurrë nuk i shkel ato qoftë në marrëdhëniet personale, por edhe ato me publikun. Jam një njeri që shoh vetëm punën time dhe nuk i bie në qafe askujt.

Një kor me lloj lloj njerëzish shpirtvegjël dhe me njohuri të kufizuara në këtë fushë dhe që shpesh as kanë lexuar ndonjë libër në jetën e tyre, duke marrë shkrime nga portale që i botojnë ato për klikime dhe bëjnë statuse dhe komente ndaj meje dhe kjo thjesht për shkak të xhelozisë së suksesit në punën time, sukses që unë e kam me mund, djerse dhe gjak që i dedikohet një pune gati çnjerëzorë. Këtë kategori nuk e kam fare në konsiderim, pasi shkrimi është për publikun e edukuar dhe qytetar që ka kulturë të lexuari dhe kulturë personale, pasi kjo kategori nuk do kuptoj asnjë rresht nga këto që unë kam shkruar, se e ka të limituar të kuptuarin. Në lidhje me librin e fundit që është dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, kam parë gjithashtu disa pakënaqësi për botimin e tij.

Pse nuk duan disa që ky dokument të ishte edhe në shqip dhe në anglisht? Ca punë ju prish këtyre njerëzve që shqiptarët ta kenë atë në shqip, se nuk e kuptoj dot ketë gjë? Kujt i qenkan prishur interesat kaq shumë? Thjesht është kontributi im modest, me njohurit e mija dhe të ardhurat e mija personale për vendin tim dhe kjo nuk ka pse të shqetësoj asnjë. Në këmbim të saj nuk dua asgjë, se unë e bëjë për vendin tim, se e kam për detyrë. E di që të merresh me historinë e Shqipërisë është shumë e rrezikshme sepse preken interesa shumë të mëdha, por qëllimi im është mbrojtja e vendit tim me anën e shkencës./rajonipress/