FIDANISHTJA

Dyshime për zhvarrosje të viktimave të luftës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Task Forca Speciale Hetuese ka dyshime se në Kosovë janë zhvarrosur dhe zhdukur trupa të të vrarëve gjatë luftës. Mbi këto dyshime është duke kryer hetime. Nëse vërtetohet se ka pasur zhvarrime të tilla, pritet të ketë aktakuza. Baza ligjore për këtë tashmë është krijuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ligji për Gjykatën Speciale, i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, pos veprave penale bazike që dalin nga veprat penale të krimeve të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ka futur në ligj edhe vepra nga Kodi Penal i Kosovës. Një prej tyre është dëmtimi i varreve dhe i kufomave.

Eco Higjiena

Burime brenda Qeverisë të përfshirë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale kanë thënë në kushte anonimiteti se ka dyshime për veprime të tilla, për çka është duke hetuar Task Forca. Krijimi i projektligjit u është përshtatur veprave të mundshme penale. Listimi i tyre është bërë krejtësisht sipas kërkesës së Prokurorisë.

http://koha.net/?id=27&l=69814

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.