Uji Dea

Dy gjilanas akuzohen për rrëmbim dhe shtrëngim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Departamentin e krimeve të rënda në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Burim Agajt dhe Muhamet Sylejmanit të dyshuar për veprën penale të shtrëngimit.

Burim Agaj dhe Muhamet Sylejmani që të dy nga Gjilani akuzohen nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti i Krimeve të rënda se më 22 janar 2013 në bashkëveprim e kanë detyruar të dëmtuarin Burim Halitin nga Gjilani që të veprojë në dëm të pasurisë së vet, ashtu që fillimisht pasi janë takuar në një kafiteri me të pandehurin Burim e vënë fillimisht në lajthitje se gjoja po shkojnë tek një shok i tyre në Bresalc.

Sipas aktakuzës të dyshuarit duke e mashtruar viktimën e dërgojnë në një pyll në largësi rreth 150 metra. I pandehuri Burim fillimisht kërkon nga i dëmtuari që t`i dërgojë të holla nga Afganistani, ku ishte duke punuar përndryshe do të kishte pasoja familja e tij.

Eco Higjiena

Por i dëmtuari nuk pranon, i pandehuri Burim i hedh sprej në fytyrë- hundë duke e rrëzuar në tokë e poashtu me shqelma e godet të dëmtuarin edhe i pandehuri Muhamet, kurse më pastaj i nxjerrin thikat dhe me thikë ia lëndojnë veshin e majtë.

Sipas aktakuzës nën kanosjen e të pandehurit Burim Agaj që nëse e lajmëron rastin në polici i dëmtuari do të ketë pasoja e sjellin në Gjilan ku edhe ai menjëherë lajmëron organet e policisë.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Burim Agaj e ka pranuar veprën derisa Muhamet Sylejmani ka mohuar veprën. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.