Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, pranga të dyshuarit

Gjilan – Në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar automjetin, nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/