Në Viti arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Gjilan – Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar: Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T, Gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T, Një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm, Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm, Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm, Një (1) fishek i kalibrit 9mm.
Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan në vazhdën e hetimit të një rasti tjetër kanë arritur deri tek informacioni se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale. Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit.
Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar:
- Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T,
- Gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T,
- Një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm,
- Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm,
- Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- Një (1) fishek i kalibrit 9mm.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve” njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/