14 aktakuza të ngritura ndaj 16 personave
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Zjarrëvënia” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrëvënia”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/